E diel, 5 Korrik, 2020

U kap me 77 kg kanabis, arrestohet 51 vjeçari

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Policia e Vlorës ka ndaluar një 51 vjeçar, i cili ishte duke transportuar 77 kilogramë lëndë narkotike. Policia njofton se në pranga ka rënë Renato Agalliu, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë trafikonte lëndë narkotike. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar ”NDJEKJA”.

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu.

Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg. Po ashtu policia njofton se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm