Është ndër këngëtaret më të reja të skenës muzikore por me suksese tejet të mëdha, shkruan Gazeta Blic.
Hiti i këngës ‘Bon Bon’ vazhdon akoma të shijoj të arriturat e saj me këngët të cilët janë bërë hite të mëdha ndërkombëtarisht.
Ajo njihet si një ndër femrat me një stil unik të veshjes, e cila e bën të veçantë këngëtaren tonë. E këtë e vërejmë edhe në publikimin e imazheve të njëpasnjëshme.
Në këtë fotografinë e fundit Era shfaqet me një jakne të trashë por e cila pjesën e barkut e ka zbuluar tërësisht. Ky stil unik e bën të dallohet nga artistet e tjera.
Ndryshe, Era është jashtë vendit ku edhe ka lidhur kontrata me artistë e producentë të njohur botërorë e cila po na sjell edhe projekte të mëdha. Ky i fundit është ‘No I love yous’ në bashkëpunim me French Montana.
Siç duket këto projektet e fundit nuk i kanë ‘dhez’, sikurse të parat me të cilat bëri bujë të madhe në rrjetet sociale./GazetaBlic.