Lancia gjatë viteve të 70-ta ka ndërtuar vetëm 492 vetura të modelit sportiv Stratos.
Dikur ka qenë kompani e suksesshme e veturave italiane që aktualisht ka vetëm një model Ypsilon. Lancia kujton ditët e arta gjatë viteve të 70-ta kur ndertoi modelin sportiv Stratos HF i cili ka treguar rezultate të shkëlqyera në pjesëmarrjen e garave.
Së fundmi në internet kjo veturë është shitur për 475.000 dollarë. Vetura është përdorur vetëm për 7 vite nga dy pronarë të ndryshëm dhe ka kaluar 70.000km. Për 35 vite kjo veturë qendroi në garazhë./GazetaOra.com