Në Arizonë në një ankand publik do të jetë edhe vetura Mercedes-Benz 770K Grosser Open Tourer i vitit 1939 që është përdorur nga Hitleri.
Megjithatë ky mercedes nuk është vetëm një veturë klasike, por për arsye se ishte vetura e udhëheqësit nazist Adolf Hitler.
Kjo veturë ishtë porositur nga shoferi personal i Hitlerit që njëkohësisht ishte edhe oficer i njësisë famkeqe SS, Erik Kemp. Mercedesi është paraqitur në disa parada naziste midis viteve 1939 dhe 1941.
Për të mbrojtur udheheqësin nazist, kjo veturë është e punuar me përforcues nga të dy anët e jashtme dhe në dysheme. Xhamat e veturës janë të papërshkueshëm nga plumbat. Motorri i kësaj veturë është 7.7l 8 cilindra me 230KF me marsh manual pesë shpejtësi.
Shtëpija e ankandeve Worldwide Auctioneers e cila ofron këtë veturë gjatë janarit, njoftoi se dhjetë përqind e çmimit të shitjës së veturës do të dhurohen për mësim rreth Holokaustit, për t’u siguruar se tmerre të ngjajshme mos të përsëritën më./GazetaOra.com