Disa përdorues kanë paditur Apple për arsye se kompania nuk e ka bërë të ditur më herët planin për degradimin e qëllimshëm të softuerit të iPhone.
Padia është dorëzuar në Çikago në emër të pesë pronarëve nga Illinios, Ohajo, Indiana dhe Karolina e veriut. Të gjithë këta kanë thënë se nuk do të blejnë iPhone dhe se prej kompanisë u është thënë që t’i zëvëndësojnë bateritë e paisjeve të tyre. Në padi thuhet se Apple ka shkelur të drejtat për të mbrojtur përdoruesit nga mashtrimet. Një padi e ngjajshme është ngritur edhe në Los Angeles./GazetaOra.com