E premte, 10 Korrik, 2020

Bitcoin si qmenduria e shqiptarëve në firmat piramidale

Duhet të lexoni

Nisin fluturimet e para, nga 15 qershori me Austrinë dhe më pas me Turqinë

Pavarësisht se këtë verë po kërkohet që pushimet të bëhen Brenda vendit, operatorët I kanë sytë nga turistët e...

Shkalla e papunësisë në Kosovë shënon uljen rekorde që nga lufta e 1999 – sot është 24.1%

Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, ka shkruar në profilin e tij...

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Corona Virus” ,me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe të punonjësve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Bitcoin ka qenë çështja me e nxehtë e vitit. Njerëzit finaciarisht të paditur pyesin se çfarë po ndodh me të.

Në flluskat financiare, fundi është shumë pranë kur amatorët fillojnë që të bëhen ekspertë.

Në 1929, kur tregjet e aksioneve u mbivlerësuan, thuajse të gjitha kompanitë ishin fitimprurëse. Në kontrast, ka pak mbështetje për monedhat elektronike si Bitcoin.

Në fakt, në këtë mes ka një histori. Në një kohë të ardhme, monedhat e mbështetura nga qeveria do të dalin nga përdorimi, ndërsa rrjetet kompjuterike do të qëndrojnë stoike. Kështu njerëzit që kërkojnë të përdorin paratë e pista do të mbështeten mbi këto softuere. Bitcoin edhe monedha të tjera të bazuara në këto teknologji do të vlerësohen tepër, kaq shumë, sa asnjë çmim aktual nuk është aq i lartë.

Pas tri dekadash të deflacionit botëror pa humbje në vlerë të depozitave në banka të konsumatorëve, kjo histori nuk ka kuptim. Edhe nëse marrim për bazë transaksionet e kriminalëve, do të ishte justifikimi më i dobët për këto investime të çmendura, që nga koha e piramidave në 1996 në Shqipëri.

Në atë vit shteti ballkanik ishte përfshirë në një vorbull të çmendur për të vënë para në këto “fonde investimi”, të cilat ishin skema Ponzi klasike. Ata premtonin kthime deri në 30 për qind në muaj, dhe do të vazhdonin për sa kohë që ata mblidhnin para të mjaftueshme për të ripaguar atë pak që donin të shisnin.

Rritja ishte dinamike. Në vetëm pak muaj, fondet përllogariteshin gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, sipas një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar në vitin 2000. Individët shitën shtëpitë dhe kursimet për t’i vendosur paratë në fondet e investimit.

Gjithçka shpërtheu në 1997, duke krijuar trazira në popull. Qeveria ra, dhe shpërtheu lufta civile. FMN përllogarit se në ato trazira vdiqën rreth 2000 njerëz. Një qeveri e re u vendos, si dhe rregulli monetar, por PBB-ja ra me 11 për qind në 1997, dhe nuk u rimëkëmb plotësisht për pesë vitet në vijim. Vetëm në vitin 2001 norma e rritjes së PBB-së do të kthehej sërish në nivelin që ishte para manisë se piramidave.

Shqiptarët që morën pjesë në fonde, pa dyshim, që ishin lakmitar dhe të marrë. Pas 40 vitesh nën regjimin komunist, qytetarët mund t’iu falet që nuk e kuptonin se si funksionojnë tregjet financiare. Për më tepër qeveria, post-komuniste nuk bëri asgjë që të shuante iluzionit e atyre muajve.

Blerësit e bitcoin dhe simotrave të saj kanë pse të turpërohen. Ata pa dyshim që nuk janë të varfër, dhe injoranca nuk iu justifikohen. Me pak më shumë thellim, blerësit potencial mund ta shikojnë qartë se ky treg është një promotor i skemës Ponzi. Askush nuk po shet më, dhe blerësit e rinj nuk po pyesin më për çmimin.

Rritja e bitcoin në 2017-n, është shtuar me rreth 24 për qind në muaj, ka sjellë tepër shqetësim. Si shqiptarët para tyre, spekulatorët e kriptomonedhave i janë përgjigjur instikteve për të fituar shumë pasuri. Teknikisht ata mbeten krijesa racionale, por lakmia ka tejkaluar gjykimin e shëndoshë.

Ka dy ndryshime midis Shqipërisë dhe kriptomonedhave. Së pari, rritja e çmendur aktuale ka stimuluar krijimin e një infrastrukture tregtare komplekse me shpejtësi dhe të sofistikuara që tiranasit do ta kishin të vështirë për ta imagjinuar.

E dyta, kolapsi i kriptomonedhave është më pak i dëmshëm. Tregu aktual i 30 fondeve kryesore ishte më shumë se 640 miliardë dollarë më 3 janar, sipas coinmarketcap.com. Kjo është një vlerë shumë e lartë për t’u paguar, thuajse 1 për qind e PBB-së globale.

Shpejtësia e ngjitjes së kohëve të fundit duhet të sigurojë që shuma e huamarrjes, e siguruar nga vlera e këtyre pasurive, thelbësisht të pa vlera, janë vetëm një pjesë e vogël e vlerës së tyre nominale. Kur çmimet bien, kreditë e këqija kanë tendencë të shkaktojnë pjesën më të madhe të dëmit, shkruan ‘monitor’, duke cituar ‘reuters’.

Megjithatë, ashtu si mania shqiptare e vitit 1996, ky episod dëshmon dështimet e financave të bazuara në treg. Ndonjëherë lakmia vetëm prodhon marrëzinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

Më shumë artikuj të ngjajshëm