E shtunë, 16 Janar, 2021

Për 10 muaj 623.8 milionë euro dërgesa nga diaspora

Duhet të lexoni

200 kompanitë me fitime më të mëdha; Lulëzimi i koncesioneve

Shqipëria është vendi më bujqësor në rajon dhe ka avantazh në krahun e lirë të fuqisë punëtore (me pagën...

Xharra Group është kompania e parë kosovare që shtrin aktivitetin biznesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izoline e cila eshte ne pronesi te Xharra Group, eshte fabrika e pare nga Kosova e cila perveç se...

Nisin fluturimet e para, nga 15 qershori me Austrinë dhe më pas me Turqinë

Pavarësisht se këtë verë po kërkohet që pushimet të bëhen Brenda vendit, operatorët I kanë sytë nga turistët e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Gjatë 10 muajve të parë të vitit që lamë pas bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës në formë të dërgesave në Kosovë kanë dërguar hiç më pak se 623.8 milionë euro, derisa gjatë gjithë vitit 2016 dërgesat nga diaspora ishin 691 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas nga diaspora në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 69.7 milionë euro, gjatë muajit shtator 63.1 milionë euro, gjatë muajit gusht 71 milionë euro, gjatë muajit korrik 60 milionë euro, gjatë muajit qershor 71.1 milionë euro, gjatë muajit maj 67.6 milionë euro, gjatë muajit prill 57.9 milionë euro, gjatë muajit mars 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 50.7 milionë euro dhe gjatë muajit janar 48 milionë euro.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se pjesa dërrmuese e dërgesave në vendin tonë kanë ardhur përmes agjencive të transferimeve të parave, një pjesë përmes bankave, si dhe një shumë tjetër e konsiderueshme nëpërmjet rrugëve tjera.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se më së shumti dërgesa edhe gjatë vitit 2017 kanë ardhur nga Gjermania ku gjatë nëntë majave të parë të vitit që lamë pas nga ky shtet në vendin tonë përmes dërgesave kanë ardhur më shumë se 110 milionë euro, shkruan tutje “Zëri”.

Po ashtu, pas Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare, shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 20 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Italia me 12.9 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Austria me 12 milionë euro, Belgjika me 8 milionë euro, Suedia e Franca me mbi 10 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Norvegjia me 4 milionë euro, Kanadaja me 4.5 milionë euro, Anglia me 8 milionë euro, Danimarka me 1.1 milion euro, Finlanda me 2.2 milionë euro, Holanda me 1.6 milion euro, Sllovenia me 1.2 milion euro, si dhe nga shtete tjera 12.2 milionë euro dërgesa për nëntë muajt e parë të vitit që lamë pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

GUXO, OJ SHQIPONJË VJOSA OSMANI!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Vjosa Osmani sot në Kosovë nuk është guxim ,nuk është diçka që ishte e guxuar apo që tashmë është e guxuar. Vjosa...

Urimi i Konsullit të Izraelit: Po mbyllim një vit sfidues, 2021 qoftë viti i mirësive!

Konsulli i Nderit i Izraelit Rodolf Xhillari, me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka uruar ditën e ndërrimit të viteve....

Më shumë artikuj të ngjajshëm