Komuna e Podujevës, gjatë ditës së sotme ka mbetur pa energji elektrike, në një periudhë mbi pesë orë.
Nga ora 1 e pasditës e deri pas orës 5, qyteti i Podujevës dhe shumë fshatra të tij, nuk kanë pasur energji.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, e ka konfirmuar mungesën e energjisë.

Ai u arsyetua se ndërprerja ka ndodhur përshkak të punimeve të domosdoshme në rrjet, duke shtuar se për këtë ndërprerje KEDS-i ka dhënë paralajmërim, qysh në ditën e premte.

“Po ka pasur ndëprerje të planifikuar përshkak rë punimeve të domosdoshme në rrjet. KEDS-i ka dhënë njoftim për këtë gjë, qysh në ditën e premte”, ka thënë Buzhala për Insajderin.