E hënë, 6 Korrik, 2020

VV i pastron rrugët në Podujevë, akuzojnë Agim Veliun

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...

Hashim Thaçi “zvarrit” dorëheqjen derisa t’i ketë votat ne Kuvend që të zgjedh President “të besueshëm” të tij

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar në fund të javës që po e lëmë pas se...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë  nuk kanë pritur komunarët për të pastruar rrugët.

Duke akuzuar për papërgjegjshmëri kryetarin Agim Veliun, i cili sipas tyre nuk po interesohet për pastrim të rrugëve, ata kanë vendosur që ta marrin vet pastrimin në dorë.

Ata kanë pastruar trotuaret dhe pjerrinat për personave me aftësi të kufizuar.

Mirëpo kanë deklaruar se gjatë pastrimit, ata i ka kërcënuar një ekskavator i një kompanie, që sipas tyre ka dashur ti shkelë ata.

Madje sipas tyre në këtë rast është lënduar një person.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizoi aksion simbolik të pastrimit të trotuareve dhe pjerrinave për personave me aftësi të kufizuar në qytetin e Besianës, për shkak të papërgjegjësisë të Kryetarit të Komunës Agim Veliu për t’iu ofruar shërbimet e domosdoshme, qytetarëve pas reshjeve të bores, që vështirësoi lëvizjen e qytetarëve jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale.
Konstatohet se kryetari Veliu kishte qëllim të siguronte mandatin, por jo edhe të jetë në shërbim të qytetarëve siç ka premtuar në fushatën zgjedhore. Me që shumicën e kohës e kalon në Prishtinë, duke u përpjekur për të bërë motivimin “patriotik” të deputetëve të partisë së vet për të votuar demarkacionin, sigurisht se i mungojnë edhe informacionet për mungesë rryme në Llap,siq deklaroi vet, poashtu edhe për gjendjen e vështirë të qytetarëve nga një dimër i ashpër, që kompania klienteliste për pastrimin e rrugëve nuk arriti të përmbush obligimet me kohë dhe në mënyrë efikase.

Në fund të aksionit aktivistët para derës së Komunës vendosën dy lopata me afishe ku shkruhej: “ Kompania “Bini” + Agimi=Klientelizmi” dhe “ Agim hap rrugët e qytetarëve nga bora”.
Pas përfundimit doli në skenë eskavatori i kompanisë ‘Dini”, të inatosur me aktivitetin e Lëvizjes, rrezikoi për të lënduar aktivistët , ndërsa kameramani i TV Llapi mori lëndime dhe ka paraqitur rastin në polici dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.” thuhet në njoftimin e VV-së./GazetaBlic/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm