E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Hamza e Ademi bashkë me Zarifen, Hidajeten, Adilen, Feriden dhe Selveten, luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirinë dhe tokën më shumë se jetën

Duhet të lexoni

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar...

Duhen strategji të reja për ta luftuar Covidin, jo mbyllje totale

Kryeredaktori i “Epokës së re” Mal Qorraj ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Avdullah Hoti për mbyllje totale të...

Prizreni dhe krojet shumë shekullore

Shkruan: ARGJIRA (ARI) UKIMERI, MA.SC. PEDAGOGE (PJESA E PARË) KROI DHE XHAMIA E TERZI MAHALLËS Xhamia e TERZI MAHALLËS është ndër xhamitë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Sot, shumë aktivistë e anëtarë, anëtarë të kryesisë e deputetë të Lëvizjes, bënë homazhe te 59 varret në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz. Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! vizitoi familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat e Lulzim Jashari. Pas nderimeve, kryetari i VETËVENDOSJE-s, Albin Kurti tha:

Këtu në Prekaz, para dy dekadave, tre breza të Jasharajve u flijuan për të ardhmen dhe për neve. Nga Shabani e Zahidja që ishin 74 vjeçarë te Igballja 11 vjeç, Blerina 7 vjeç e Kushtrimi 13 vjeç.

Hamza e Ademi bashkë me Zarifen, Hidajeten, Adilen, Feriden dhe Selveten, luftuan dhe u sakrifikuan sepse e deshën lirinë dhe tokën më shumë se jetën.

Sakrifica e Jasharajve i dha hovin vendimtar luftës çlirimtare. Epopeja e UÇK-së e 5, 6 dhe 7 marsit ndodhi midis dy demonstratave shumë të fuqishme në Prishtinë, asaj me 2 mars 1998 dhe 9 mars 1998. E mbaj mend mirë se si aq masive ishte demonstrata e 9 marsit, dy ditë pas Epopesë, saqë edhe policia e Serbisë u frikësua të ndërhyjë. Atë ditë nëpër banesa në Prishtinë nuk kishte mbetur kush. Që të gjithë ishin në rrugë.

Epopeja e UÇK-së e ndryshoi politikën dhe historinë. Jasharajt e kishin vënë popullin mbi familjen dhe kështu e ndryshuan popullin sepse e bashkuan atë dhe e ndryshuan secilën familje shqiptare sepse i vetëdijësuan ato. Gjithçka ndryshoi përgjithmonë.

Jemi këtu në Prekazin heroik e historik. Historia nuk dorëzohet. Sepse ajo nuk ka pronar. Dhe, ajo reziston suksesshëm. Ato tri ditë ishin më shumë se 20 vjet. E, këto 20 vjet nuk duken as si tri ditë.

Lavdi Jasharajve dhe gjithë herojve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm