Arnold Schwarzenegger ka thënë se është “mirë” por “jo shkëlqyeshëm” ende pas operacionit të zemrës.
Aktori 70-vjeçar që ka luajtur rolin në filmin “Terminator” dhe ish-guvernatori i Kalifornisë lëshoi një video të shkurtër në Twitter duke përditësuar gjendjen e tij dhe duke i falënderuar njerëzit për mbështetjen e tyre.
Ai ishte ulur dhe pranë ka tabelë të shah-ut, i cili thotë se përdor për të freskuar mendjen dhe kujtesën e tij.
Thank you all for caring. We are moving forward! pic.twitter.com/kvauldg3Mq
— Arnold (@Schwarzenegger) April 12, 2018
Sipas BreakingNews që përcjell GazetaOra.com, Schwarzenegger iu nënshtrua një procedure të planifikuar të zemrës më 29 mars pasi një valvul pulmonar fillimisht e instaluar në vitin 1997 për një defekt kongjenital të zemrës që duhej të zëvendësohej.
Ai u lirua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelo më 6 prill.