E enjte, 25 Shkurt, 2021

Falsifikonin dokumentat, Policia e Shtetit arreston 17 persona, në mesin e tyre dhe 2 punonjës policie

Duhet të lexoni

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka dal në një komunikim për mediat pak minuta më parë duke publikuar finalizimin me sukses të operacionit policor “272”.
Operacion ky gjatë të cilit janë arrestuar 17 persona dhe 1 është i shpallur në kërkim.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E POLICISË, PROKURORISË DHE SHÇBA:

Operacioni policor “272” – Arrestohen në Shqipëri 17 shtetas, 1 në kërkim, mes tyre 2 punonjës policie. Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.

24 shtetas të tjerë të arrestuar në Dhjetor 2017 në bashkëpunim me Policinë Greke në Greqi.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizuan me sukses operacionin e koduar “272”.

Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

Policia e Shtetit në nëntor 2016, në bazë të informacioneve të siguruara kishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda procedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema, Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.

Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person.

Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të huaja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave anëtarë të këtij grupi kriminal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kombësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre.

Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie.

Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Të jesh mjeke

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ “E kam kuptuar se do të bëhesha mjek që kur isha fëmijë dhe shihja një pemë qershie në oborrin...

Më shumë artikuj të ngjajshëm