E shtunë, 27 Shkurt, 2021

‘Edi Rama duhet të procedohet penalisht’

Duhet të lexoni

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar ditën e sotme në Ora Neës ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit Rama për konferencën që zhvilloj me deputetët e Partisë Socialiste.
Sipas Vasilit ai duhet të ndiqet penalisht.

Petrit Vasili: Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike. Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qënkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset. Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit. Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë.
Ky është testi i kapjes së prokurorisë. Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga casti në cast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intesive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin.
Vasili tha se dëshmia e publikuar sot ishte shumë tronditëse, por jo surprizë për dekalratat që u dhanë nga Albert Veliu.

Vasili: Kjo ishte një dëshmi tronditëse, por ju e dini që nuk është një surprizë të dëgjojmë që shefat e policisë janë të implikuar. Ju e dini që një pjesë e kokave të drejtimit të policisë janë në arrati. U krijua mundësia që të largoheshin. Janë ata që kanë lejuar, mbështetur, sponsorizuar dhe përfituar miliona nga ky trafik dhe janë fajtorët kryesore në shtetin shqiptar që kryeministri i vendit i cili ka përdorur rrjetin kriminal të policisë për të inkurajuar trafiqet janë përgjegjësit kryesore për molepsjen me trafiqet e krimit të organizuar deri në qelizë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm