E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Familja Ndocaj(Suma): Fisnikëria lind dhe trashëgohet brez pas brezi

Duhet të lexoni

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ish deputeti Eduart Ndocaj shkruan për historinë e familjes së tij:

Don Ndoc Suma(Ndocaj)
Dom Ndoc Suma (Nënshat, 31. 07. 1887 – 22. 04.1958) vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq, e mora vesht pse më kishin arrestue”.

“Vetëm tashti po e marr vesht…”
Në jetën e kushtuar të Dom Ndocit ishin më shumë jetët e të tjerëve, sesa jeta e tij, pa ngjarje të jashtëzakonshme. Përveç 21 shtatorit 1911, kur u shugurua në Kapelën e Seminarit, e 24 shtatorit 1911, ditë e kremtimit të Meshës së parë, në vendlindje. Ku u kthye pas një vonese prej dy motesh.
U kthye pranë të vetëve, me dëshirën për t’i gdhendë shpirtërisht e mendërisht. Pranë njerëzve të thjeshtë të fshatit, mundimçarë, me kallo në duar. Të thyer më dysh nga rangët e shtëpisë, nga punët ndër ara e kopshtije, nga vrapi pas katër-pesë delesh e dhish, gjithnjë në ndjekje të çubave të barit. U bë bari i barinjve. Atyre, që teshat më të mira i ruanin për vdekje. Shkoi mes tyre, si njeri, që dijen e kishte marrë sa në shkollë, aq në maje të gurit të malit e rreth vatrës, mbrëmjeve, ku mblodhi mite e tradita të lashta shqiptare, duke iu kushtuar etnografisë.
I qetë, energjik, me zë tingëllues, si gjithë meshtarët, fliste thjesht, pa gojtari të zgjedhur, po me zemër në dorë. Mbështetej në Zotin e në popullin, që Ai i lumi ia kishte besuar. Në fenë e tij, në frymën e tij krijuese.
Shërbeu si famullitar në Kçirë, Koman, Naraç, Laç të Vaut të Dejës dhe në Pistull. I vlerësuar fort nga besimtarët, që e deshën dhe e ndoqën shqetësueshëm në çdo hap, sepse shëndetlig.
Po kremtonte Meshën Shenjte më 8 dhjetor 1946, kur e arrestuan. Ishte njeri aq i thjeshtë, sa nuk e mori vesh fare pse po e mbërthenin në hekura. Pastaj, në gjyq, e akuzuan për faje, që po i dëgjonte për herë të parë. Për bashkëpunim me diversantët, të cilët nuk i kishte parë kurrë, në një fshat ku gjithkush e dinte ku mund ta gjente në çdo orë të ditës e të natës. Sepse njerëzit vdesin edhe natën!
“Vetëm tashti e mora vesh çka kam bâ”, pati thënë, me humor të hidhur, kur u rikthye nga gjyqi, në qeli, i dënuar me 30 vjet burgim.
Ishte njeri i thjeshtë, i zakonshëm. E me këtë thjeshtësi e përballoi edhe burgun, i bindur se kjo ishte vullndesa e Zotit. Nuk iu nënshtrua torturave të tmerrshme, të padurueshme, si të tjerët. Si u paralizua në burg, ku kishte ndenjur 8 vjet, e liruan, të shkatërruar fizikisht aq, sa pas pak do të mbyllte sytë, me bindjen se s’kish bërë tjetër, veç misionit të tij. Duke na kujtuar, kështu, me jetën e vdekjen e tij, se edhe njeriu më i thjeshtë mund të ecë në rrugën e shenjtërisë.
Më 10 nëntor të vitit 2002, kur u hap procesi dioqezan për lumnimin dhe shenjtërimin e 40 martirëve shqiptarë, do të jetë çuditur duke dëgjuar edhe emrin e tij. Nuk ishte më në listën e të dënuarve me burgim të përjetshëm, por të kandidatëve për nderimet e elterit.
“Vetëm tashti po e marr vesh se ç’çka kam ba”, do të ketë thënë, prej atje nalt, ku sosen të gjitha shtigjet, duke lexuar historinë e jetës së vet, në listën e 40 të lumëve të ardhshëm.
Duhet t’i duken krejt të tepërta edhe këto fjalë, që po flasim sot për të, duke e kujtuar. I bindur se nuk bëri as më pak, as më shumë, se duhet të bënte.
Po ne nuk mund të mos e kujtojmë, atë, të 40-tët e të tjerët, me emra e pa emra.
Sepse nuk mund t’i harrojmë kurrë ‘Martirët tanë’. “Përvoja e vdekjes dhe e ringjalljes së tyre i përket gjithë Kishës, mbarë botës” vijon të na kujtojë Pasardhësi i Shën Pjetrit, Papa i Lum Vojtila. Duke na porositur ta vijojmë reflektimin mbi çka na ngjau gjatë disa dhjetvjeçarëve të shekullit XX!…“Përvoja e kaluar nuk duhet harruar, për të shmangur përsëritjen e të njëjtave gabime të një kohe shumë të mjerueshme… të paparë në rrjedhën e historisë…Nuk duhet harruar ç’ka ngjarë…nuk duhet harruar!”, jehojnë fjalët e thëna nga i Lumi Gjon Pali II në trojet tona!

Dom Gasper Suma (Ndocaj)
Lindi në Shkodër më 22.03.1897. Studioi në Shkodër dhe pastaj në Vjenë, Grac e Lankoëitz të Austrisë. Teologji studioi në Shkodër dhe Gjenovë. U shugurua meshtar në Gjenovë më 24.07.1921. Dha mësim në Seminarin e Fretërve Minorë të Shkodrës. Qe Famullitar në Përshkash (1923-1924), Nikaj (1927-1931), Toplanë (1932-1942), Theth (1942-1943). Prej kuvendit të Brigjeve ka shërbeu në Hot e Rapshë (1943-1946) dhe në Gomsiqe (1946-1947). Qe Guardian i Gjuhadolit dhe Kapelan i Motrave Stigmatine të Shkodrës. U arrestua në Gomsiqe dhe u burgos në Shkodër më 24.05.1948 dhe më 22.08.1949 u dënua me tre vjet burg. Vdiq prej kancerit në Burgun e Madh të Shkodrës më 16.04.1950. Trupi i tij pushon në kishën e Fretërve Minorë të Shkodrës.
FAMILIA NDOCAJ (SUMAJ)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

“Aplikacioni GjejZá”

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Unë quhem Jonada Shukarasi dhe jam nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Partizani”. Në kohën time të lirë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm