Anëtari i kryesisë, nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për aktualitetin në vend.
Në fjalën e tij Pojana ka ironizuar rolin që po mbanë Avokati i Popullit duke qenë neglizhent me gjithçka ndodh në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Pse heshtet ne te tilla raste?
Nje djale i ri humbi jeten vetem pak dite me pare ne ambjentet e policise ne Korce. Familjaret e denoncuan rastin, madje ishin ata qe publikuan pamjet e te ndjerit e ku ngriheshin dyshime per hematoma te shkaktuara nga dhuna policiore!
Nje djale i ri u nda nga jeta dhe la pas tre femije jetim, rasti duket se nuk ka shqetesuar shumekend, ndoshta sepse ky person paska pasur mbi vete disa akuza per vepra penale ose ndoshta se ai i perkiste komunitetit rom!
Ndjehem i neveritur nga niveli i gazetarise qe kete rast e kalon ne menyre te rendomte dhe duhet te na shqetesoj te gjitheve ne fakt dhunimi i te drejtave te njeriut qe i behet shume here qytetareve nga vete institucioni i Policise se Shtetit.
Vetem pak kilometra larg nesh, ne Athine qytetaret cdo vit demostrojne dhunshem per vrasjen qe efektivet e policise i bene nje te riu atje. Ndoshta duhet te kopjojme sepse per te kuptuar eshte me veshtire se nese heshtim sot kur dhunohen te drejtat e nje personi atehere nuk kemi asnje te drejte te presim qe te ngrihen per ne neser kur te na vije rradha e represionit.
Une si nje i ri qe ka zgjedhur te aktivizohet ne jeten politike dhe shoqerore por mbi te gjitha si nje qytetar shqiptare shpreh dhimbjen me te madhe per te ndjerin dhe familjen dhe gjithashtu pres qe me seriozitet prokuroria te zbardh kete ngjarje.
Ndersa Avokates se Popullit i uroj vetem pushime te mbara!