Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputetin gjerman Florian Hahn.
Hahn është deputet i CSU-së, parti simotër e CDU-së së Merkelit, njëherësh ai ka dhe postin e zëdhënësit për zgjerim në BE.
Ky takim vjen në kuadër të pritjes së vendimit nga ana e Gjermanisë për celjen e negociatave.
Në një postim të bërë pak minuta më parë në rrjetet sociale, Kryemadhi ka shpërndarë një foto me Florian Hahn ku shkruan:
Kënaqësi të takoja sot Florian Hahn. Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët.
Duhet të lexoni
Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë: