Ministri i Turizmi dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur nga Gjirokastra në lidhje me mënyrat e nxitjes së zhvillimit të agroturizmit në vend.
Në një vizitë të zhvilluar në një fermë të zonës ai është shprehur se do të propozojnë një paketë fiskale e cila redukton sistemin e taksave për agroturizmin.
“Ne kemi një paketë fiskale e cila do të kalojë së shpejti në qeveri dhe që do të kërkojë që për agroturizmin ne të kemi një reduktim të sistemit të taksave për t’i nxitur ata që të ecin sa më shumë përpara, por më shumë se kaq ne na duhet që të kemi për turistët edhe alternativa të tjera”, u shpreh Klosi