Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka postuar pak më parë në Facebook një video ku shfaqet një parcel e mbjellë me hashash në Vlorë.

Postimi:

FRESKIA E HASHASHIT!
Gjelbërimi me hashash vazhdon!
Pamje nga Vlora.
Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.
Shiheni me kujdes!
E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!
Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.
Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!

FRESKIA E HASHASHIT!Gjelbërimi me hashash vazhdon!Pamje nga Vlora.Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si…

Publiée par Luciano Boci sur Dimanche 1 juillet 2018