Eden Hazard në një intervistë pas fitores se sotme ndaj Anglisë ka deklaruar se tashmë të gjithë e dinë se ku deshiron të transferohet.

“Unë kam qenë i lidhur me të gjitha klubet, javën e ardhshme do të jetë Bayern Munchen. Unë qeshi me këtë. Tashmë e dini vendin tim të preferuar”, ka thënë anësori belg.

Ndonëse Hazard nuk e përmendi emrin e ekipit ku deshiron të transferohet, medie të ndryshme tashmë raportojnë se ky ekip është Real Madridi.

“Kam kaluar gjashtë vjet në Angli dhe kam luajtur mirë në Kupën e Botës. Në të ardhmen nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë. Tani unë do të shkoj me pushime dhe do të shohim”, ka bërë të ditur Hazard.