E shtunë, 11 Korrik, 2020

A ishte “Meshari” i dom Gjon Buzukut letërsi?

Duhet të lexoni

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Fillimisht, duhet ta ndajmë çështjen duke shtruar dy pyetje, si zbërthim të pyetjes – titull të këtij shkrimi:

Çfarë ishte “Meshari” i dom Gjon Buzukut
dhe
Çfarë konsiderohej “letërsi” në kohën e dom Buzukut.
Fillimisht merremi me “Mesharin”. Ai libër sot gjendet në bibliotekën e Vatikanit dhe është shumë e vështirë që të merret për studime, ama një kopje digjitale e tij gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si dhuratë që Ati i Shenjtë, Papa Françesku na bëri gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2014. Prandaj, nëse dikujt i nevojitet studimi i tij, kopja në Bibliotekë (nëse nuk është përmbytur sivjet apo djegur vjet) mund të jetë një ndihmë e vyer.

Mesharët, si libra, ekzistojnë akoma edhe sot. Nisur nga emri, do të thotë se ai libër të orienton se si të thuash meshën, pra se si të meshosh. Përdoret në çdo meshë dhe thuajse çdo ditë ndryshon, veçanërisht ndër të kremte të rëndësishme.

I tillë ishte edhe “Meshari” i dom Buzukut. Sipas studiuesve të pacituar në libër “Letërsia e Hershme Shqipe e prof. Fatbardha Hoxhës, libri përmban lëndë të ndryshme fetare, meshët e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të orëve, (termi “librit” është përdorur gabim, pasi duhet “liturgjive”) ose të lutjeve, pjesë të ritualit të katekizmit. Meshari (pra ajo çfarë shpjegova më lart) zë dy të tretën e vëllimit.

Tani besoj se pyetja e parë, shumë më e thjeshtë në zbërthim se pyetja e dytë, është e qartë. Le të provojmë, gjithnjë modestisht, t’i japim përgjigje pyetjes së dytë.

I pari që bën dallimin mes termit “letërsi” dhe “joletërsi” për tekstet e shkruara është Aristoteli, i cili në veprën e tij “Poetika”, thotë shprehimisht:

Letërsi janë ato tekste ku fjala artistike është mjeti themelor i realizimit të strukturës së tyre. Nisur nga ky pohim, teoricienë të mëvonshëm do të thonin se letërsia ka parësor funksionin estetik, si dhe ngjalljen e përjetimit estetik te marrësi i saj.

Nga ana tjetër, po të merremi me termin letërsi, sikurse citon Milivoj Solar qysh në krye të studimit të saj “ Hyrje në Shkencën për Letërsinë”, në mend na vjen fjala “literaturë” me prejardhje nga latinishtja “litteratura”. Etimologjikisht, literaturë e ka rrënjën në fjalën “littera” që do të thotë “shkronjë”. Ajo e lidh temrin “literaturë” me gjithçka të shkruar, pasi mund të ketë literaturë shkencore apo fetare. Ndërsa termin letërsi e barazon me termin “art poetik” për të cilin dallimin e qartë e jep Aristoteli ashtu sikurse cituam më lart.

Në raport me dom Buzkun, Aristoteli është shumë i hershëm ndërsa Solar shumë vonë. Por duke qenë se të dy ndajnë një mendim me më shumë pika të përbashkëta se sa ndasi, mund të themi se qysh nga koha e të parit, deri në kohën e të dytit ka ekzistuar, me ndonjë ndryshim të herë pas hershëm, një ide thuajse e njëjtë për letërsinë.

Teksti i “Mesharit” të Buzukut, nuk synon të na japë kënaqësi estetike, ndërkohë që lexohet. Ai synon t’i vijë në ndihmë meshtarit që meshon, besimtarit që dëgjon dhe atij që do të njohë fenë.

Prandaj mund të themi, dhe realisht duhet ta bëjmë, se “Meshari” nuk është libri i parë i letërsisë shqipe, por libri i parë i shkruar në shqip.

BURIMI: KONICA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm