E martë, 3 Gusht, 2021

Nuk ishte vetëm leksion futbolli, Franca na dha leksion kulturor

Duhet të lexoni

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Arli Minga/

“Rusi 2018” përvecse ishte një Botëror futbolli, ngjarja më e madhe futbollistike dhe “Olimpi” i cdo futbollisti, ishte një manifestim i vlerave të kombeve të gjithë botës në 30 ditë. Ishte një rikujtim, sic ndodh cdo 4 vjet, i një aksiome të gjithëpranuar se sporti e për më tepër futbolli si sporti më popullor, ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë “fusha e blertë” ku të gjithë jemi bashkë për 90 apo 120 minuta.

“Rusi 2018” ishte Botërori model i organizuar nga një super shtet i cili nuk mund t’ia lejonte kurrsesi vetes cedimet në kësi evenimentesh, si për t’i treguar botës edhe një herë tjetër e sa herë i jepet mundësia, se cfarë madhështie përfaqëson.

Për të mirën e kulturës, rastisi se fitues në tokën e Pjetrit të Madh, Dostojevskit, Chehovit e Gogolit, do të fitonte një kombëtare e cila përfaqëson pikënisjen dhe destinacionin e kulturës evropiane, Franca e Napoleonit, Hygoit, Balzakut, Kamysë, Volterit e shumë penave të ndritura të historisë së letërsisë dhe filozofisë.

Në 14 korrik Franca festoi datëlindjen e 228-të si Republikë e ngriti lart flamurin tri-ngjyrësh, për të na risjellë dhe një herë në mendje shtyllat e kombit të vet: Barazi, Vëllazaëri, Liri. Një ditë më pas më 15 Korrik 2018, në Moskë, francezët u shpallën për herë të dytë në histori, Kampionët e Botës në futboll.

Mes debateve sportive se Kroacia luajti më mirë, por Franca u tregua më cinike dhe fitoi me zgjuarsi, pati dhe nga ato rryma mendimi se nuk ishte Franca ajo që e fitoi Botërorin, por e fituan refugjatët afrikanë të cilët Franca i rriti e bëri futbollistë në të mirë të vetes për t’u shpallur sic u shpall dje Kampione e Botës. E në fakt, më shumë se askush tjetër, ishte Franca ajo që e fitoi dhe e meritoi Botërorin, për një fakt të thjeshtë: I dha gjithë botës një tjetër leksion kulturor në kohën kur kjo botë kishte më shumë nevojë.

Jetojmë në një kohë kur ndasia më e qenësishme mes qeverive botërore, por edhe popujve mes vetit, është fluksi i emigracionit që vjen nga Lindja për në perëndim, apo dhe nga perëndimi drejt perëndimit më të realizuar e avancuar. Është një kohë kur diskutimet shtrohen në rrafsh ekzistencial përsa i përket atyre që janë kundër pranimit të emigrantëve nga shtetet e tjera e kur kundërpërgjigja e progresistëve është e mefshët dhe jo aq agresive sa e antagonistëve, por në substancë e arritur packa se ende e papërcjellë si duhet.

E mesazhin për njerëzimin nuk mund ta jepte askush më mirë se francezët, që kanë afër 2 vjet që përfaqësohen në fjalimet e Presidentit Macron si kombi që propozon solidaritetin dhe mbrojtjen e vlerave njerëzore, e që tani e dhanë këtë mesazh në sytë e gjithë botës, aty ku të gjithë pamë futboll pa urrejtje e ku në fund, përtej “tifozllëkut” i uruam fitoren Francës.

Yjet e Francës janë ndoshta një nga brezat më të mrekullueshëm futbollistik që ka patur një kombëtare futbolli e ata në fakt, nuk janë të gjithë francezë, madje francezët numërohen ndoshta me gishtat e një dorë, e pjesa më e madhe rrënjët i kanë gjetkë. Këtu nis historia.

Franca ka qenë një nga shtetet që pati koloni e pushtoi shumë shtete të Afrikës e i mbajti popujt atje nën diktatin e vet për shumë vite. Pasi shtetet fituan sërish pavarësinë e tyre, për shkak të varfërisë dhe një zhvillimi të prapambetur, popujt atje synuan të linin tokën e tyre për të ndërtuar një të ardhme në Francë. E cili ishte argumenti francez në atë kohë i thënë me fjalë të thjeshta? “Do t’i pranojmë, sepse ne ishim ata që i pushtuam e i mohuam lirinë për shumë kohë!”

Pra francezët e kuptojnë shumë mirë rolin e tyre si qytetarë të botës, si njerëz që kanë përgjegjësi jo vetëm ndaj vendin të tyre, por ndaj kujtdo që do një dorë e një mundësi për të nisur e për të ndërtuar një jetë më të mirë. Francezët i pranuan prindërit e yllit Mbappe, prindërit e Pogbas, të Umtiti, Matuidi e shumë të tjerëve që vetëm një natë më parë luftuan për flamurin që bërtet “Vëllazërinë”. Franca jo vetëm i pranoi, por u dha atyre një mundësi për të krijuar mundësitë e tyre, për të ndërtuar një jetë, për të shkolluar e rritur fëmijët me vlerat e kulturën e shoqërisë franceze e i trajtuan si të barabartë mes të barabartësh në sytë e statujave mitike përgjatë Senës, që dëshmuan se si francezët manifestonin “Barazinë”. Para se brezi i këtyre lojtarëve të vinte këtu ku është sot, në Olimpin e futbollit, në faqen e arta të historisë së futbollit, francezët i vlerësuan këta “bythzinjtë” ( sic e etiketon rëndomë dora e parë e injorancës dhe analfabetizmit funksional kulturor këtu në vendin tonë), pa dallim, pa parë se ishin parizienë a marsejezë, por u dha atyre mundësinë të zgjidhinin, të luanin për kombin e tyre nga kishin rrënjët, apo të luanin për kombëtaren e shtetit që i priti, i rriti dhe investoi pa kursyer për ta. Francezët u dhanë atyre “Lirinë” për të zgjedhur.

E këtu jo vetëm që nuk ka vend për debat racist, apo racional sic e quajnë konservatorët, këtu debati është krejt tjetër. A mundet bota mbarë të ndjekë shembullin e Francës? A mundet bota mbarë të kuptojë se të drejtën për të jetuar e kemi njëlloj, të drejtën për të patur mundësinë e një jetë më të mirë e kemi të gjithë njëlloj? A mundet bota mbarë të reflektojë mbi përgjegjësitë e saj mbi gjithsecilin si qytetarë të botës? A mundet bota mbarë të kuptojë globalizmin, multilateralizmin e multikulturamlizmin me gjithë të mirat dhe problemet e veta që mund t’i zgjidhim të gjithë bashkë? A mundet bota mbarë të jetë krenare si Franca për Mbappen apo Zidane?

Franca nuk është vetëm Kampione e Botës në futboll, por Franca është Kampione e Botës në kulturë e Franca nuk harron kurrsesi, që sa herë arrin dicka, të manifestojë vlerat e vërteta që ka arritur e jo kostot me të cilat ka investuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për herë të parë "Zajednicën" (asociacionin...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm