Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se nuk ka një afat të përcaktuar për Korenë e Veriut sa i përket denuklarizimit dhe nuk është nevoja të nxitohet për të nisur këtë proces. “Nuk kemi vendosur një afat kohor, as limite shpejtësie.

Diskutimet janë në vijim e sipër dhe gjithçka po shkon mirë. Sanksionet janë ende në fuqi, pengjet janë kthyer. Nuk ka pasur më teste raketore. Mendoj se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe do të shohim sesi do të shkojë kjo çështje”.

Në fakt, kjo deklaratë ndryshon nga deklaratat e mëparshme të Trump lidhur me këtë çështje pasi ai është shprehur se procesi i denuklearizimit duhet të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. Muajin e kaluar presidenti amerikan Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un zhvilluan një takim historik dhe u zotuan për denuklearizimin e gadishullit korean. Në marrëveshjen e arritur nuk u përcaktua një afat për nisjen e denuklearizimit.