E enjte, 16 Korrik, 2020

Nuk është turp me shku me autobus për Dhërmi

Duhet të lexoni

Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës, nuk ndalin as gjatë mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me...

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

KRUJË/ Arrestohen 4 të rinj, shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe …

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Po i shkrepja një fotografi mikes sime dhe për një moment e lashë. “Prit të largohemi pak të mos dalin mbeturinat në sfond”, i them. “Jo, jo, lëri, ashtu është realiteti, shkrepe”. Që të dilja mirë para teje që po më lexon (nëse nuk e ke lënë pas fjalisë së parë) duhet ta “modifikoja” këtë moment.

Ndoshta duhet të thoja që e lamë fotografimin dhe mblodhëm mbeturinat, por në fakt nuk e bëmë. Ajo që bëmë ishte një fotografi me mbeturina në sfond. Tani, kur kanë kaluar pak vite do zgjidhja të kishim vepruar ndryshe, por sidoqoftë përcollëm virtualisht një të vërtetë, atë të mbeturinave. Pushkatomëni, po deshët…virtualisht.

Kjo ndodhi m’u kujtua sot, pasi hodha në “Instagram” fotografinë e një bilete autobusi. “Tiranë-Dhërmi”. Zakonisht postojmë fotografi vetëm të biletave të avionëve. Këtu u mundova ta vë theksin, sigurisht me pak humor(ose tentativë për humor). Tregojmë anën e bukur të udhëtimeve, ndonjëherë edhe themi se u kënaqëm më tepër se realisht jemi kënaqur, që të qëndrojmë edhe nga ana e ndjesive në lartësinë e fotografive.

Po a gënjehet vetja? A ka lindur ende një mashtrues kaq perfekt? Të besojë gënjeshtrën e vet dhe të jetojë në lumturi? Do të ishte sikur dikush të gjente pijen e përjetësisë, por ajo qenka e shkruar të mos ekzistojë a gjendet.

U habita me reagimet e shumta te postimi im. Ishin kryesisht të vajzave që punojnë vetë për të realizuar udhëtimet modeste që bëjnë. Reagime të vajzave që ashtu si mua, ndonjëherë u duhet t’i bien me avion nga Shkupi për diku, se bileta është më lirë.

Po këto gjëra s’para i themi, se ka të vërteta më të bukura për të ndarë me dynjanë. Të vajzave që po qeshnin me biletën time, sepse po u kujtoja veten. Të shoqeve të mia që janë si unë, sepse ndryshe nuk do i kisha shoqe. Vetëm se unë bashkë me to, do përpiqemi që të ia tregojmë botës jetën më pak të modifikuar.

Ja kështu si me të qeshur. Jo se djemtë janë ndryshe ëëëë, po qëlluan vajza, deri tani. Jeta virtuale na ka dyzuar. Po pse kemi turp nga jeta që kemi? Nga farefisi që vjen nga fshati? Nga një kushëri që flet gegnisht a toskërisht? Pse ia nxijmë jetën me “shshsh”?

Pse ia “shkatërrojmë” dhe kompleksojmë jetën njëri-tjetrit për “cene” që në një formë i kemi edhe vetë? Sepse besojmë në perfeksionin që dërromohemi për të ia impontar vetes. Do thuash ti, jo unë s’e bëj. As unë nuk e bëj jo.

“Sa mirë ke dalë dhe fustani të rrika aq bukur”, i shkruaj në mesazh një të njohurës sime. “Po çfarë thua moj Alma, se mezi e mbylla zinxhirin, po mbaj frymën se do plas me gjithë fustan”, më tha duke e ekzagjeruar pak sa për të qenë modeste e për të qeshur pak me një lloj falenderimi jo të mërzitshëm.

Ama kjo nuk është “sekuencë” e izoluar. Vajza e djem që modifikojmë pjata, fotografi, fytyra, ngjyra detesh… po thjesht mua më ka rastisur të kem të bëj me vajza pak më të sinqerta, ose ndoshta ia pranojmë më lehtë njëra-tjetrës.

Vdiqëm për pak perfeksion, vdiqëm. Ardhtë momenti që të mos kemi turp nga vetja dhe jeta jonë edhe e pabukur. Ardhtë një brez prindërish që ta përdorin pak e më pak fjalën turp, duke e zhveshur nga pesha morale. Jo se kanë faj ata jo, po kushedi. Ndoshta duke na e thënë aq shumë, e kemi marrë në dozën e gabuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

LAJMI I FUNDIT/ Shqipëri, Covid i merr jetën një vajze 21 vjeç

Një 21-vjeçare e infektuar ngas Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, duke u bërë kështu viktima me...

Shëndetësinë e Kosovës e ka rrok në dorë nipi i nipave

Shkruan Refiqe R. Hamiti Është shumë më e thjeshtë të bësh luftë në foltore , se të bësh paqe”. Me ia kërsit kështu në hava ,si...

Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës, nuk ndalin as gjatë mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt...

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Shpresoj qe dieta...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Më shumë artikuj të ngjajshëm