E premte, 3 Dhjetor, 2021

PD vazhdon me axhendën politike, presion Metës për të mos dekretuar ligjin për TK

Duhet të lexoni

GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një intervistë për TemA TV, u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek Teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.

“Tjetërsimi i pronave të njësive të qeverisjes vendore, pa patur vendimin e organit kopetent, që është vendimi i Këshillit Bashkiak, që do të thotë çdo zaptim i asaj prone pa lejen e pronarit ,legjitimon pronarin të ngrej padi civile për të marrë në posedim dhe në pronësi pronën e vet”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, presidenti Ilir Meta duhet të kthejë për rishqyrtim ligjin për Teatrin, në të kundërt ngre dyshime se është kapur edhe Presidenca.

“Presidenti është në detyrë për të zbatuar garantimin e Kushtetutës, dhe unë kam bindje nëse presidenti do të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet ta dekretojë ligjin, por duhet ta kthejë atë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, duke evidentuar të gjitha shkeljet Kushtetuese që përmban ai ligj i miratuar me 74 votat e mazhorancës në Kuvend”, tha Bardhi.

Ndërkohë, eksperti i PD-së bëri me dije se po shikohet mundësia që shpresa për fatin e Teatrit të mos varet vetëm tek presidenti, por edhe tek Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Burimi: GazetaTema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Të zgjedhësh në ministritë e kapura: Rasti i Ministrisë së Arsimit

Javë më parë u bë bujë e madhe kur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci zgjodhi...

Më shumë artikuj të ngjajshëm