E hënë, 13 Korrik, 2020

“Ligji për Rininë”, Kolgega: Qendra Rinore dhe Këshilla Rinorë në çdo bashki të vendit

Duhet të lexoni

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

KRUJË/ Arrestohen 4 të rinj, shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe …

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan...

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Zv. Ministri i Arsimit z.Shpati Kolgega, i ftuar në një nga emisionet e News24 ka shpjeguar plotësisht nismën e re të Ministrisë së Arsimit, hartimin e Ligjit për Rininë, ligj i cili ka munguar në Kushtetutën e Shqipërisë prej shumë kohësh.

“Ministria e Arsimit ka bërë një punë parapërgatitore gjatë gjithë kësaj kohe dhe është në fazën e hartimit të draftit që me shumë mundësi do të jetë gati rreth muajit tetor e më pas synojmë ta kalojmë në Parlament në Nëntor e me shpresë ta miratojmë brenda 8 dhjetorit, si një dhuratë për rininë. Për hartimin e draftit kanë kontribuar ekspertë vendas dhe të huaj dhe risia që kemi sjellë ne ka qenë se kemi biseduar së pari me të rinjtë në të gjithë vendin dhe më pas kemi kaluar në një në hartimin e ligjit.” – u shpreh Kolgega.

Një nga handikapet më të mëdha në vendin tonë është mungesa e Qendrave Rinore dhe për këtë Ministria e Arsimit ka menduar gjatë dhe ka hartuar një strategji për nxitjen e shtimit të këtyre qendrave. “Ministria e Arsimit nuk i financon dot të rinjtë direkt, por mund t’i financojë dhe mbështesë ata nëpërmjet Qendrave Rinore ose oraganizatave Rinore. Synimi ynë është që të kemi Qendra Rinore në të gjitha bashktië. Ne do të kontribuojmë në ato bashki që kanë Qendër Rinore. Pra, për të marrë financime, bashkitë duhet t’i kenë Qendrat dhe ngritja e tyre nuk ka kosto të papërballueshme për Bashkitë.” – tha Kolgega.

“E rëndësishme, gjithashtu, është që ky ligj do të mundësojë ngritjen e Këshillave Rinorë në cdo Bashki dhe të rinjtë do të kenë jo vetëm mundësinë për të marrë pjesë në Këshillat Bashkiakë, por gjithashtu të kërkojnë llogari mbi politikat rinore të cdo bashkie.” – shtoi zv. Ministri i Arsimit.

Ligji për Rininë është një hap përpara dhe një mundësi shumë e mirë që u jepet të rinjve në t ë gjithë vendin, pasi do të kenë vëmendjen e drejtpërdrejt nga shteti dhe tani jo më për argument fushate, por një vemendje që ua jep Kushtetuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Qellimi i shkrimit...

KRUJË/ Arrestohen 4 të rinj, shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe …

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare. Gjithashtu janë...

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet e tërmetit të aplikojnë për...

Më shumë artikuj të ngjajshëm