E diel, 20 Shtator, 2020

Kushtetuta qëndron mbi çdo kullë!

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

DEKRETI I PRESIDENTIT
Kushtetuta qëndron mbi çdo kullë!

Nga Elio Laze

Dhe në mes të 1001 halleve qe diskutohen përditë në vend duke filluar nga rendi, siguria, puna, buka e gojës, taksat, PPP, droga, korrupsioni, arsimi, shëndetësia e dreq e i biri, një ditë të bukur dëgjuam një emër; Bjarke Ingels. Arkitekt që erdhi dhe na tha: Ky teatri Kombetar duhet shembur se kam unë një projekt. Disa shtangën, disa thanë: Bofsh hajër o çun që po na hap sytë e po kontribuon içik për këtë vend me bo të bukur. Por kur u shpërnda tymnaja e parë, pas Bjarkut pamë fytyrën e Edi Ramës. Ky i kishtë thënë Bjarkut dhe jo Bjarku kryeministrit. E pak më vonë pas fytyrës së Edi Ramës na doli fytyra e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë që ishtë betuar e sbërbetuar që do hyntë në histori si njeriu qe mbolli parqe dhe jo beton. E pak më vonë pas fytyrës së Veliajt pamë një tjetër fytyrë. Shkëlqim Fusha, ndërtues-oligark. Këtu historia nisi të bëhej e qartë. Çim ndërtuesi dontë të bënte ca kulla aty tek teatri e për këtë foli më një borxhliun e tij të vjetër, Erionin dmth i cili foli me Ramën që nga ana e vet foli me Bjarkun dhe sollën projektin. Grup i strukturuar kriminal me pak fjalë. U hodhën e u tërhoqën lloj e soj tezash. U thanë fjalë e u bënë takime. Me artistë, me të papunë, me këngëtarë e me aktorë. U bënë tryeza rrumbullake, katerkëndëshe, trekëndore e vezake. Por asnjëherë nuk u bindën të gjithë për këtë plan djallëzor. U shitën e u blenë aktorë, u puthën dhe u ndanë, u përçanë dhe u shanë. Por prap projekti mbeti aty. Në këto kushte u vendos hapi ekstrem. Me urgjencë, me forcën e kartonave në parlament, këtë plan ta bëjmë projektligj, të kthehet në ligj e të fillojë puna. Llogaritë ishin të sakta. Votat i kishin dhe e miratuan në Kuvend. E dërguan për dekret në Presidencë. Por populli nuk thotë kot: “Mos bëni hesapet pa hanxhinë”. Fjalën e fundit e ka institucioni i Presidentit të Republikës. Dhe sot Institucioni garant i mbrojtjes së Kushtetutës, Presidenti i Republikës foli duke shkruar. Të kthehet projekt ligji në Kuvend. Me një arsyetim të pastër, të qartë dhe duke u bazuar vetëm në Kushtetutën e Republikës, me 9 pika arsyetim, Presidenti e refuzoi. Veprimi i sotëm i institucionit të Presidentit bëri disa të mira njëkësisht. 1- Nuk lejoi që grupi i strukturuar kriminal që përmendëm më sipër të realizojë planin e vet për të gllabëruar hapësira publike. 2- Aktorëve të pastër e të papërlyer në pazare katesh dhe fiqsh i la ende vendin ku kanë punuar dhe kanë kujtimet e gjithë jetës së vet. 3- Më e rëndësishmja, i dha besim këtij populli që edhe pse kryeministri pushtues po shkatërron sistemin e drejtësisë ku në emër të Vettingut e ka lënë pa Gjykatë Kushtetuese, është dikush që e mbron këtë Kushtetutë. Dhe me dekretin e sotëm, Presidenti Ilir Meta na tregoi se Kushtetuta e Republikës qëndron mbi çdo kullë. Faleminderit z.President

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm