E hënë, 6 Korrik, 2020

Zgjerimi i bandave shqiptare, njihuni me rrugët e reja nga Amerika e Jugut në brigjet e Adriatikut

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Televizioni Ora News ka arritur të sjell në gjuhën shqipe një informacion European Observatory of Crime and Security ku bëhet fjalë për bandat shqiptare të krimit.
Shkrimi
Sipas raportimeve të shumta ndërkombëtare organizatat kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimit lokal, tani ka rrugë të rëndësishme edhe nga Amerika e Jugu.
Organizatat kriminale shqiptare “kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare“, – thuhet në raportin e fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017).
“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuane, sidomos në Europë, dhe është vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer si hyrja kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë“ shkruan Departamenti Amerikan i shtetit në raportin për strategjinë e kontrollit ndërkombëtar të drogërave, të publikuar në mars 2018 duke nënvizuar se edhe nëse numri i konfiskimeve dhe arrestimeve të drogës është rritur në vend gjatë viteve të fundit, mbeten dyshime rreth angazhimit të qëndrueshëm të qeverisë për aplikimin e ligjit me vendosmëri.
Shqipëria është e regjistruar në hartën globale të drogës si një vend prodhues dhe një nyje shpërndarjeje. Ky vlerësim u konfirmua edhe në Raportin Botëror të Drogës 2017 nga Kombet e Bashkuara, i cili thekson ekzistencën e “dëshmive konkrete” të përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në të gjithë trafiqet më të mëdha të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis).
Në shkurt 2018, psh, një sasi rekord prej 613 kg kokainë e pastër u sekuestrua në portin e Durrësit, pasi mbërriti e fshehur në një kontenier me banane direkt nga Kolumbia.
Vlera e saj, e vlerësuar nga policia shqiptare në 180 milionë euro, tregon se një rrugë e re është vendosur midis Amerikës Jugore dhe brigjeve shqiptare. Një fakt i konfirmuar edhe nga Agjencia Kombëtare Britanike për Krime (NCA), e cila vëren se “kriminelët në Ballkan po rrisin gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimeve, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine”.
Për NCA, “kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore, por ata janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”
Ky zgjerim ndërkombëtar në mënyrë të pashmangshme prodhon pasoja brenda kufijve të Shqipërisë. “Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale. Paratë e paligjshme mund të riciklohen lehtësisht,” – vëren Departamenti Amerikan i Shtetit.
Por si është rikthyer paraja e drogës në Shqipëri?
Raporti i Shoqërisë së Hapur citon mbi të gjitha sektorin e pasurive të paluajtshme, kazinotë dhe qendrat e basteve, ashtu si dhe raporti i Departamentit të Shtetit, i cili thotë se “agjencitë e zbatimit të ligjit e njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten shumë të paaftë për ta bërë këtë.”
Këshilli Europian, vendosi të shtyjë fillimin e bisedimeve me një vit. Duke përshëndetur “përpjekjet” shqiptare, vëren se “shkatërrimi i grupeve kriminale mbetet një sfidë e rëndësishme“.
“Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, madje edhe në fusha specifike si shtypjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës“, thuhet në deklaratën përfundimtare të takimit të 27-28 qershorit.
Njëzet e tetë liderët evropianë ftojnë Tiranën të “vazhdojë dhe thellojë përpjekjet e tyre për të reduktuar kultivimin e kanabisit” dhe “të sigurojë arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar“.
Për këto çështje po ashtu edhe në të tjera, qeveria shqiptare do të duhet të punojë deri në 2019 për të bindur Bashkimin Europian që të hapë negociatat e pranimit. Deri në atë datë, “lufta pa mëshirë ndaj drogës” e premtuar në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama do të duhet të sjellë rezultate konkrete.
EU-OCS/Ora

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm