E shtunë, 19 Shtator, 2020

Burgu i Reçit dhe Koço Kota

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Ardit Rada

Bashkimi Evropian ka hedhur plot 14.7 milionë euro për burgun e Reçit, të cilit iu pre shiriti dje nga politikanë dhe ambasadorja Romana Vlahutin. Shkalla e lartë e kriminalitetit dhe kapacitetet e ulëta në burgjet ekzistues kanë bërë që Shqipërisë t’i shtohet një tjetër institucion i vuajtjes së dënimit, sa modern, po aq edhe i sigurtë.

Për 780 të burgosurit që do të mbushin qelitë e Reçit pritet të jetë në shërbim një personel prej 400 personash. Me gjasë, të dënuarit aktualë VIP dhe të tjerë që do të dënohen në vijim, do të mbyllen atje; rrugës për në Razëm e Theth.

Koço Kota është një personalitet i shquar i politikës shqiptare. Pakkush e njeh për arsye banale. Jo sepse është detyrim të njohësh çdo emër të historisë, por sepse historianët e demokracisë kanë qenë gjithë këto vite të zënë me figurën e Azem Hajdarit. Sot emri i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk figuron qoftë edhe në ndonjë rrugë periferike , e aq më pak në ndonjë shkollë a monument.

Fati i keq i Koço Kotës ishte se drejtoi qeverinë në vitin 1928-1930 dhe 1936-1939, deri ditën e pushtimit italian. Më parë kish shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe si ministër i Brendshëm në qeverinë e Ahmet Zogut. Kjo karrierë dhe të tjera damka që iu shtuan më pas, bënë që Kota të hynte automatikisht në listën e armiqve të komunistëve, të cilët fill pas lufte përmes një misioni sekret, e rrëmbyen në Selanik dhe e dorëzuan në Tiranë para gjyqit të Koçi Xoxes.

Gjyqi u tregua ‘i mëshirshëm’ duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e tij me vdekje. Përfundimisht, ish-kryeministri u dënua 30 vite dhe vdiq në burg pak vite më pas, më 1949-ën. Ai dha shpirt në burgun famëkeq të Burrelit, ndërtimin e të cilit ironikisht e kishte firmosur dikur vetë në cilësinë e kryeministrit.

Vettingu në Shqipëri ka nisur të presë ‘kokat’ e para të Drejtësisë, siç jemi mësuar rëndom të lexojmë nëpër titujt e përditshëm. Bëhet fjalë për një statistikë të pritshme nga publiku dhe ata që investuan për Reformën. Rreth gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë dalë jashtë sistemit, kryesisht për lidhje me persona të inkriminuar dhe pasuri të pajustifikuara. E vërteta është se kjo nuk po i entuziasmon dhe aq shqiptarët. Pas kësaj krasitjeje, shqiptarët duan të shohin pas hekurave prokurorët e gjyqtarët, që i kanë sorrollatur për vite të tëra dhe që bënin rolin e shejtan budallait para fakteve. Kjo vlen edhe për politikanët e djeshëm dhe të sotëm.

Rasti i Koço Kotës është precedenti më i bukur që mund të gjejmë në histori, pavarësisht fatit të tij tragjik. Pas 14,7 milionë eurove të investuara në Reç nga Bashkimi Evropian, do të ishte fyerje për këtë të fundit që në burgun me 5 yje të përfundonin adoleshentët që kapen me një cigare hashash. Fundja, ‘Alkatrazi’ shqiptar rrugës për në Razëm e Theth do të shërbejë edhe si atraksion për turistët që kalojnë atypari.

/Java

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm