Një efektiv i policisë së Durrësit është vënë në pranga nga SHCBA mbrëmjen e djeshme.

Pranë këtij departamenti është ngritur ankesa ndaj efektivit i cili lëzivte i dehur me automjetin e policisë, gjithashtu ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, Ilir Vrioni për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave material

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt” informoi SHÇBA.