Sot është dita e parë e hapjes së Panairit të Librit në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.
Në këtë Panair, pritet një shumllojshmëri veprash,autorësh ,përkthime si dhe botime nga shumë shtëpi botuese.Tashmë ,siç është bërë traditë ,në mbyllje të këtij panairi do të ndahen edhe disa çmime, ku më i spikaturi është çmimi “Autori i Vitit”.
Ndërkohë kanë filluar dhe mesazhet e para në rrjetet sociale, i tillë është dhe ai profesorit Erion Kristo i cili në një postim në Facebook bën thirrje për blerjen e librave, me qëllim qytetërimin e cdo kujt prej nesh.
Postimi:
Sot hapet Panairi i Librit. Harxhoni ca leke per libra qe te qyteterohemi. Mesojini femijet te lexojne libra te bukur. Ska qyteterim pa libra. Boll u morret ma babalet. Merruni me femijet keto dite. Shihemi ne panair. Fotot jane pa leke.