E martë, 27 Tetor, 2020

Takim i përbashkët i shoqatave në SHBA me origjinë nga trojet etnike nën Mal të Zi

Duhet të lexoni

Xharra Group është kompania e parë kosovare që shtrin aktivitetin biznesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izoline e cila eshte ne pronesi te Xharra Group, eshte fabrika e pare nga Kosova e cila perveç se...

Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në ShBA organizon Tubim Virtual me Albin Kurtin, para Zgjedhjeve të parakohshme të Vitit 2020

Të dielën, me 9 Gusht 2020, Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e...

Organizata “Shqiptarët e Bashkuar” – Michigan i shkruan presidentit Trump

Mbaji nën kontrollë ambasadorin Grenell dhe marrëveshjet e dëmshme ndaj Kosovës Michigan, 27 prill – Në një letër drejtuar presidentit amerikan...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga: Esad Gjonbalaj

Në New York të Dielën me datën 18 Nëntor 2018 u mbajt një takim i kryesive të shoqatave me origjine nga trojet etnike nën Mal të Zi. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi sa më i mirë i mundshëm i aktiviteteve në aspektin kombëtar në kuadër të Këshillit Koordinues të Shoqatave, këshill ky i themeluar që nga 2 Nëntori i vitit 2014 nga shoqatat nënshkruese të Rregullores së Bashkëpunimit të Shoqatave:

Në takim e së dielës muaren pjesë dhe u përfaqësuan këto shoqata:

Shoqata Ana e Malit, kryetare znj.Emi Salaj

Shoqata Malësi e Madhe NY, kryetar Ejllo Berishaj dhe njëkohësisht koordinator i tanishëm i Shoqatave

Fondacioni Plavë Guci, nënkryetar Fahrudin Kukaj dhe arkëtar Shkumbim Hasangjekaj

Shoqata Kraja nënkryetar Hysen Kraja dhe arkëtar Hamid Alaj

Shoqata Dom Simon Filipaj, kryetar Simon Nrekaj dhe nënkryetar Zef Gjokaj

Vlen për të theksuar se në këtë takim ishin të ftuara për pjesëmarrje edhe shoqatat nga Detroiti dhe Çikago, por ato me kohë njoftuan iniciuesin me pamundësi të pjesëmarrjes për shkak të distancës.

Ky takim vëllazëror dhe qëllimmirë u iniciua nga aktivisti i dalluar dhe ish deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi zt Xheladin Zeneli dhe njeri nga përpiluesit i Rregullores së Bashkëpunimit të Shoqatave në vitin 2014. Po ashtu është e rëndësishme te thuhet se zt Zeneli sëbashku me juristin Gjon Ivezaj kishin përgatitur këtë Rregullore e cila mëpastaj ishte aprovuar nga shoqatat.

Në këtë takim ishin të ftuar dhe muaren pjesë edhe kryetarët e Shoqatave nënshkruese të Rregullores së Bashkëpunimit në kuadër të Këshillit Koordinues në vitin 2014 si Ismet Kurti ish kryetar i Shoqatës Ana e Malit, Esad Gjonbalaj ish kryetar i Fondacionit Plavë Guci dhe koordinatori i par i shoqatave, Tom Shkreli ish kryetar i Shoqatës Dom Simon Filipaj dhe Sal Gjinashi ish kryetar i Shoqatës Kraja.

Në këtë takim u theksuan aktivitet e suksesshme të Shoqatave në kuadër të Këshillit Koordinues gjate viteve 2014/15, si demonstrata e fuqishme ne Uashington DC, Konferenca ne Oakland University Detroit dhe pikniku i përbashkët i Shoqatave në New York në vitin 2015 ku muaren pjesë me mijëra pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit e këtij takimi u dakorduan që një takim i radhës i kryesive të Shoqatave të mbahet në Janar 2019, dhe nga ai takim të sjellën vendime se si të vazhdohet tutje bashkëpunimi i ndërsjellët ne mesh shoqatave tona me qëllimin parësor të riaktivizimit të Këshillit Koordinues të Shoqatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm