Dyshohet se edhe avokati keqpërdori 16 vjeҫaren, Prokuroria jep detaje rreth rastit

    Rasti i 16 vjeҫares nga Drenasi ishte rasti që tronditi tërë Kosovën.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se, sot, më 27.02.2019, me urdhër të prokurorit, është ndaluar edhe personi i katërt me inicialet G.H., lidhur me rastin e të dëmtuarës, A.G., nga Drenasi.

    Prokuroria do të mbajë të informuar opinionin për veprimet e mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

    Ndalimi e avokatit e ka konfirmuar pak më parë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.