Nesër me fillim nga ora 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit të Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale.
Shorti i kësaj faze do të tërhiqet në Nyon të Zvicrës.
Skuadrat që do të jenë në short janë: Ajax, Tottenham Hotspur, Manchester United, Porto, Manchester City, Juventus, Barcelona dhe Liverpool.
Për herë të parë pas dhjetë viteve, në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra angleze.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9/10 prill, dhe të kthimit më 16/17 prill./Njeshi
