Gruaja e Dr Florit publikon foton e djalit, do t”iu bëjë të qajë me fjalët e saj

    Fëmijët janë pjesë e rëndësishme e secilit.

    Bashkëshortja e Dr Florit, Blerina, para disa orësh ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim, përmes së cilit tregoi se ditët 12-15 mars kanë qenë ditët më të vështira për djalin e saj dhe për të gjithashtu.

    Nga krevati i spitalit, Blerina ka publikuar imazhe të vogëlushit dhe krah tyre shkruan ndër të tjera se i kishin thënë që ai kishte një masë tumorale në kokë.

    Mirëpo, nuk kishte qenë ashtu. Ajo sqaroi më tej se në të vërtetë kishte qenë një abses që duhej hequr me shpejtësi.

    “12-15 mars kanë qenë ditët më të vështira për Danushken, mua, familjet tona dhe për të gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte! Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë që ti zemra ime vogël kishe (?) një masë tumorale në kokën tënde të bukur…

    ” Po baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e radhës! Ajo që na thanë se mund të ishte tumor ishte në fakt një abses, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë!”- shkruan Blerina e cila është nënë e dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danielit.