Pacientja ka qenë e plagosur në bark.
Një krim i rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai privoi nga jeta vëllanë.
Nga përleshja mbeti e plagosur edhe një grua nga gjuajta e pakontrolluar e armës.
Rreth gjendjes së N.G ka folur kirurgu, Nizhdat Kovaqi.
“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi për Klan Kosovën.