E premte, 18 Shtator, 2020

Një ditë dhimbja do të të ringrejë! Ja si të sfidoni problemet e jetës me buzëqeshje!

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Humbja e më të dashurve, shpërngulja, largimi nga puna, ndërprerja e lidhjes ose stresi i përditshëm ndikojnë negativisht në psikën tonë, dhe edhe pse më së lehti është t’i dorëzohemi pikëllimit dhe ankimeve e vajtimit, ato nuk do të ndihmojnë. Ndoshta gjithçka duket e zezë dhe keq, por megjithatë ka shumë arsye për shkak të të cilave duhet të jeni falënderues.

Është mirë të bëni listën e gjërave që ju gëzojnë, pavarësisht a bëhet fjalë për thirrjen e mikut apo diellin pas dimrit të gjatë. Problemet kështu do të duken më pak të rëndësishme. Po ashtu duhet ta keni parasysh që ka njerëz të cilët e kanë shumë më vështirë dhe që duhet ta shfrytëzoni potencialin tuaj.

Riorientojeni vëmendjen tuaj.– Në situatat stresuese më së miri është të mos mendoni për së tepërmi për problemet. Sa më shumë vëmendje që ju kushtojmë, aq më vështirë e shohim rrugëdaljen. Më mirë është t’i dedikoheni hobit, shoqërimit me miq ose fëmijëve, sepse kështu do ta largoni veten nga problemet, do t’i shikoni më lehtë gjërat dhe do ta gjeni edhe zgjidhjen. Jepni vetes kohë që në qetësi t’i përshtateni situatës së re.

Besoni mikut. –Nëpër krizat e vështira jetësore nuk duhet të kaloni vetë, ndërsa fjala e ngrohtë e mikut mund të bëjë çudi për psikën, transmeton koha.net. Biseda e sinqertë me mikun mund të ndihmojë që situata të shikohet në mënyrë më objektive, ndërsa përvoja e miqve në situatat e ngjashme mund të ndihmojë edhe gjatë zgjidhjes së shpejtë të problemeve.

E qeshura bën çudi. –E qeshura ka efekt çlirues, sepse nxit lirimin e hormonit të lumturisë, serotoninës, ndërsa me këtë lehtëson stresin dhe lodhjen. Pikërisht për shkak të kësaj edhe në situata stresuese është e rëndësishme të gjendet diçka që ju bën të qeshni. Truri të qeshurën do ta interpretojë sikur jemi në humor të mirë dhe të relaksuar dhe do të përmirësojë koncentrimin, ndërsa kjo do të lehtësojë përballimin me problemet dhe zgjidhjen e tyre.

Disa gjëra nuk mund të ndryshojnë. – Vdekja e të afërmeve është fakt, të cilin nuk mund ta ndryshojmë. Të vazhdohet më tej është shumë vështirë, por e domosdoshme. Lejoni vetes pikëllimin dhe lotët sa është e nevojshme. Me kalimin e kohës ngadalë përqendrohuni në gjërat që mund t’i ndryshoni.

Meditimi ndihmon në kontrollimin e ndjenjave. – Meditimi i përditshëm redukton stresin, përmirëson koncentrimin dhe ndihmon që të fokusohemi tek vetja dhe nevojat tona. Qetësia që sjell meditimi do të ndihmojë që të qetësohemi me emocionet tona dhe të mësojmë t’i kontrollojmë. Më lehtë do ta përballojmë pikëllimin, nëse kuptojmë se çfarë dëshirojmë saktësisht dhe si dëshirojmë ta arrijmë atë gjë.

Duhet vazhduar tutje. – Ndryshimet drastike mund të shkaktojnë zemërim dhe pakënaqësi, por më e rëndësishme është të mos lejohet që emocionet e tilla të marrin kontrollin ndaj jetës tuaj. Duheni ta pranoni situatën e sapokrijuar dhe të mos lejoni që ajo të bëhet e përhershme. Se a do të dilni si fitues në fund, varet vetëm nga ju. Sa më shpejt që mësoheni të përballeni me ndjenjat tuaja, aq më shpejt do të jeni të gatshëm për miqësi dhe përvoja të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm