E enjte, 16 Korrik, 2020

Punonjësit e rinj të policisë me 38 nga 100 pikë të mundshme, ulet niveli i shkollës së policisë

Duhet të lexoni

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Më datën 4 shtator në Pallatin e Kongreseve iu nënshtruan testimit me shkrim për t’u bërë punonjës të patrullës së përgjithshme të policisë rreth 2100 aplikantë për 500 vende vakante. Nisur nga nevoja e policisë për punonjës të rinj, fitues u shpallën 1040 kandidatë sipas një rendi zbritës të pikëve. Kufiri më i ulët zbriti deri në 38 pikë nga 100 të mundshme, çka tregon nivelin e dobët të përgatitjes së kandidatëve.

Nëse i hedhim një sy listave të fituesve të viteve më parë niveli i pikëve që të bënte fitues vazhdon të zbresë nga viti në vit. Nga 74 që ishte në vitin 2014-të, zbriti në 50-të vitin e kaluar dhe 38-të për këtë vit. Dhënia e shansit për të qenë pjesë e uniformave blu të këtyre personave me përgatitje të dobët arsimore shihet me shqetësim nga ish-drejtuesit e policisë.

Përgjatë një interviste për “Neës24”, ish-drejtori Arben Hajdarmataj tha se policia nuk duhet të fokusohet vetëm tek forca fizike, por duhet të tërheqë në strukturën e saj persona të përgatitur.

Hajdarmataj sugjeron që të vendoset një kriter mesatare për aplikantët po ashtu edhe të kryhet një verifikim paraprak për të shmangur futjen brenda uniformave blu të personave pa integritet dhe të lidhur me krimin. 1040 fituesit e fazës së parë të konkursit për patrullë të përgjithshme nisën këtë të martë testimin fizik pranë ambienteve të repartit RENEA në Yzberisht. Faza e dytë do të zgjasë 10 ditë dhe në secilën prej tyre do të testohen nga 100 aplikantë. Në përfundim të fazës së 2-të fituesit do i nënshtrohen edhe një testi psikologjik i cili është edhe testi përmbyllës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

LAJMI I FUNDIT/ Shqipëri, Covid i merr jetën një vajze 21 vjeç

Një 21-vjeçare e infektuar ngas Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, duke u bërë kështu viktima me...

Shëndetësinë e Kosovës e ka rrok në dorë nipi i nipave

Shkruan Refiqe R. Hamiti Është shumë më e thjeshtë të bësh luftë në foltore , se të bësh paqe”. Me ia kërsit kështu në hava ,si...

Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës, nuk ndalin as gjatë mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt...

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Shpresoj qe dieta...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Më shumë artikuj të ngjajshëm