E enjte, 16 Korrik, 2020

Histori frymëzimi/ 92 vjeçarja greke takohet me hebrenjtë që shpëtoi nga nazistët

Duhet të lexoni

LE VOLTAIRE/ Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë, të pathënat e historisë

Nga Aurenc Bebja Francë – 7 Maj 2020 “Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3,...

Arti në zi! Ndahet nga jeta i madhi Rikard Ljarja

Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai do të prehet...

KULTURË/ Brenda muzeut të Luvrit, në Paris (VIDEO)

Muzeu i Luvrit ndodhet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ajo është një grua greke 92 vjec dhe kreu një nga gjestet më njerëzore kur ishte vetëm një fëmijë. Ajo shpëtoi nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore një familje hebrenjsh, dhe tashmë u takua me dy prej tyre.

Melpomeni Dina kreu gjestin e jashtëzakonshëm të fshehjes së gjashtë anëtarëve të familjes Mordechai kur ishte vetëm një adoleshente, dhe i ndihmoi ata të arratiseshin.

Ribashkimi mes lotëve dhe emocioneve u bë në muzeun përkujtimor të Holokaustit në Jeruzalem, teksa të mbijetuarit Sarah Yanai dhe Yossi Mor sollën në event edhe 20 nipërit dhe mbesat e tyre.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ndjenjë,” u tha zonja Yanai gazetarëve. “Ishte shumë emocionuese për ne, të ishim përsëri bashkë. Ne ishim të fshehur në shtëpinë e saj. Ajo shpëtoi të gjithë familjen time. Gjashtë persona. Nuk mund ta imagjinoni sesa e rrezikshme ishte për të, për familjen e saj, të na mbante të gjithëve. Ata shpëtuan jetën tonë”, tha Yanai.

Gjermania naziste pushtoi Greqinë në vitet 1941-1944 dhe shumica e popullsisë hebraike greke, rreth 80,000 persona vdiqën. Shumë prej tyre vdiqën në kampin e vdekjes në Aushvic, Birkenau.

Gjatë pushtimit gjerman, Dina dhe dy motrat e saj e fshehën familjen Mordechais në një xhami të braktisur para se t’i transferonin në shtëpinë e tyre të vogël ku gjërat ishin shumë më të rrezikshme. Motrat madje çuan një nga fëmijët, gjashtë vjeçarin Shmuel, në spital kur ai u sëmur rëndë, megjithëse rrezikonin t’i zbulonin. Ai vdiq disa ditë më vonë në spital.

Vendndodhja e familjes u kompromentua dhe motrat i ndihmuan të iknin në drejtime të ndryshme anëtarët e familjes për të mos u zbuluar. Ata mbijetuan, u ribashkuan pas luftës dhe u nisën për në Izrael. Duke shtrënguar duart e atyre që fshehu, i ushqeu dhe i mbrojti si adoleshente më shumë se 75 vite më parë, 92-vjeçarja Melpomeni Dina tha se tani ajo mund të vdiste në paqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

LAJMI I FUNDIT/ Shqipëri, Covid i merr jetën një vajze 21 vjeç

Një 21-vjeçare e infektuar ngas Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Infektivit, duke u bërë kështu viktima me...

Shëndetësinë e Kosovës e ka rrok në dorë nipi i nipave

Shkruan Refiqe R. Hamiti Është shumë më e thjeshtë të bësh luftë në foltore , se të bësh paqe”. Me ia kërsit kështu në hava ,si...

Spiropali nga Dajti: Investimet e qeverisë dhe bashkisë rritën potencialin e zonës, nuk ndalin as gjatë mandatit të 3-të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, gjatë një  takimi me strukturat e PS-së në Dajt...

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Shpresoj qe dieta...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Më shumë artikuj të ngjajshëm