E hënë, 1 Mars, 2021

EKSKLUZIVE/ A po vriten shqiptarët me mish të infektuar?

Duhet të lexoni

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Gazeta- Ora dhe portal Rehatfare.al vijojnë të hedhin dritë në lidhje me skandalin e madh që ka ndodhur në vendin tonë për 25 ton mish të bllokuar në portin e Durrësit, mish i cili rezultoi i infektuar me salmonelë dhe E.Coli.

Dje, Gazeta-Ora publikoi këtë sasi të madhe mishi të importuar në vendin tonë nga Qipro.

Ky mish i infektuar është shumë i rrezikshëm për të gjithë shqiptarët, pasi është mish i prekur nga salmonela dhe E.Coli.

Gazeta-Ora, ka siguruar nga burimet e saj, raportin e plotë ku thuhet se 25 ton mish i infektuar me salmonelë dhe E.Coli, është bllokuar në Durrës.

Prej 70 ditësh, kjo sasi e madhe e mishit është e bllokuar në portin e Durrësit dhe ende nuk është asgjësuar, dhe mund të jetë i rrezikshëm nëse hidhet në treg.

Sipas ligjit, AKU-ja bllokoi 25 ton mish të infektuar, pasi bëri analizat pranë ISUV. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, ky mish qëndron i bllokuar në kushte frigoriferike dhe nuk është asgjësuar.

Sipas kuadrit ligjor, AKU ka kërkuar që 25 ton mish të asgjësohen ose të rikthehen në vendin e origjinës.

Fotot që shikoni më poshtë, janë shkëputur nga raporti zyrtar i AKU-së ku duket qartë përgjigjia e analizave të ISUV ku theksohet se ka infeksion të salmonelës dhe të E.Coli-t.

Në lidhje me këtë skandal asnjë nga instancat shtetërore nuk ka reaguar. As ministria e Bujqësisë, organi më i lartë që ka për detyrë që të mbrojë shëndetin e konsumatorëve dhe është përgjegjëse për sigurinë ushqimore nuk ka reaguar për këtë mega-skandal.

Shqetësuese mbetet fakti që mishi nuk është asgjësuar, por mbetet ende i bllokuar dhe në momentin që ai futet në treg, pasojat do të jetë shumë të mëdha.

Ata që do ti vuajnë pasojat, janë padyshim konsumatorët shqiptarë të cilët në padijeninë e tyre mund të blejnë nga ky mish dhe rrezikojnë deri jetën e tyre.

Pasi kërkuam një informacion konkret nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ne mbetemi në pritje të një përgjigje zyrtare për të vazhduar procesin tonë të informimit lidhur me situatën e mësipërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”. Pyetjes...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Letër e hapur për Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit…

Nga Fejzo Subashi Një thirrje për ministrinë dhe ministren e Arsimit, që për fat të mirë vjen jo vetëm nga politika, por dhe nga armata...

Më shumë artikuj të ngjajshëm