E shtunë, 16 Janar, 2021

Projekt Buxheti 2020/ Denaj: Hapim 35 mijë vende të reja pune

Duhet të lexoni

200 kompanitë me fitime më të mëdha; Lulëzimi i koncesioneve

Shqipëria është vendi më bujqësor në rajon dhe ka avantazh në krahun e lirë të fuqisë punëtore (me pagën...

Xharra Group është kompania e parë kosovare që shtrin aktivitetin biznesor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Izoline e cila eshte ne pronesi te Xharra Group, eshte fabrika e pare nga Kosova e cila perveç se...

Nisin fluturimet e para, nga 15 qershori me Austrinë dhe më pas me Turqinë

Pavarësisht se këtë verë po kërkohet që pushimet të bëhen Brenda vendit, operatorët I kanë sytë nga turistët e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Projektbuxheti i vitit 2020 do të mbështesë reformat e ndërmarra nga qeveria që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarit dhe procesin e integrimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj prezantoi të premten projektbuxhetin për vitin 2020 në Konferencën e Kryetarëve.

Sipas saj, rritja ekonomike e parashikuar 4,1% do të përkthehet në më shumë punësim, ku synohet krijimi i rreth 35 mijë vendeve të reja pune, si dhe një ulje e mëtejshme e shkallës së të papunësisë poshtë nivelit 11%.

Investimet publike janë planifikuar në nivelin e 4,7% të Produktit të Brendshëm Bruto ose rreth 84 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4% kundrejt të pritshmit të këtij viti.

“Sigurimi i një niveli të lartë të investimeve publike prej 4,7% e Produktit të Brendshëm Bruto, do të jetë mbështetës për rritjen ekonomike dhe punësimin”, deklaroi Denaj.

Të ardhurat totale për vitin 2020 parashikohen 502.6 miliardë lekë me një rritje prej 6,2% mbi të ardhurat e pritshme të vitit 2019 ose rreth 29.2 miliardë më shumë.

Shpenzimet buxhetore të programuara për vitin 2020 janë rreth 532 miliardë lekë ose rreth 29,7% e PBB-së. Ato rriten me rreth 5,1% krahasuar me të pritshmin e vitit 2019.

“Shpenzimet do të vijojnë të mbështesin sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, të cilat janë të rëndësishme për të stimuluar rritjen potenciale të ekonomisë”, deklaroi Denaj.

Ministrja tha se deficiti i këtij viti, apo huamarrja vjetore neto targetohet në vetëm 1,6% të PBB, balanca korente fiskale për këtë vit programohet gjithashtu ndër nivelet më të larta të dy dekadave të fundit prej +3,1% të PBB.

“E thënë ndryshe, në buxhetin e vitit 2020 për çdo 100 lekë të marra borxh programohen 286 lekë investime publike, raport i cili vijon të ketë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me mesataren e këtij treguesi për periudhën 2014-2019, ku për çdo 100 lekë të marra borxh janë shpenzuar për investime publike 193 lekë”, u shpreh ajo.

Për të pestin vit radhazi, u shpreh Denaj, balanca primare parashikohet të jetë pozitive në nivelin 0,7% duke synuar mbajtjen e borxhit në trajektoren rënëse. Në fund të vitit 2020 borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62,2% të PBB, për të zbritur poshtë 60% të PBB në 2021 dhe më tej në rreth 57% në vitin 2022.

Buxheti i pushtetit vendor për vitin 2020 është programuar në rreth 57 miliardë lekë, rreth 11,2% më i lartë se ai i 2019-ës, ose rreth 5.7 miliardë lekë më shumë fonde për shërbime dhe investime publike vendore. Në raport me PBB ky buxhet zë rreth 3,2%.

Rritja e burimeve të buxhetit vendor në vitin 2020, vuri në dukje Denaj, krijon më shumë hapësira për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe njëkohësisht për uljen e stokut të detyrimeve të prapambetura të trashëguara nga ndarja e vjetër administrativo territoriale./ATA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

GUXO, OJ SHQIPONJË VJOSA OSMANI!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Vjosa Osmani sot në Kosovë nuk është guxim ,nuk është diçka që ishte e guxuar apo që tashmë është e guxuar. Vjosa...

Urimi i Konsullit të Izraelit: Po mbyllim një vit sfidues, 2021 qoftë viti i mirësive!

Konsulli i Nderit i Izraelit Rodolf Xhillari, me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka uruar ditën e ndërrimit të viteve....

Më shumë artikuj të ngjajshëm