E diel, 5 Korrik, 2020

Flasin statistikat: Shqipëria ndër vendet më të varfra në botë

Duhet të lexoni

Nisin fluturimet e para, nga 15 qershori me Austrinë dhe më pas me Turqinë

Pavarësisht se këtë verë po kërkohet që pushimet të bëhen Brenda vendit, operatorët I kanë sytë nga turistët e...

Shkalla e papunësisë në Kosovë shënon uljen rekorde që nga lufta e 1999 – sot është 24.1%

Ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, ka shkruar në profilin e tij...

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka filluar prodhimi i maskave kirurgjikale

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ “Corona Virus” ,me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve dhe të punonjësve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shqipëria vazhdon të mbetet një prej vendeve më të varfra të Europës, e dëshmuar edhe nga statistikat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të përditësuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019” e të cituara nga revista Monitor.

Shifrat e FMN-së tregojnë se të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.

Në Europë jemi ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulëtat dhe pas nesh në renditje vjen vetëm Kosova me 4,442 dollarë për frymë e pozicionuar në vendin e 111 dhe shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Ukraina që renditet e 125-ta dhe Moldavia në vendin e 128.

Top Channel raporton se nga shtetet e rajonit, më të pasur janë fqinjët e Malit të Zi që radhitet i 78-ti në listë, me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë, ose 62% më të larta se të shqiptarëve. Pas tij vjen Serbia, në vend të 87, Maqedonia e Veriut ne vendin e 95-të e Bosnja në vendin e 97-të.

Të dhënat e FMN-së, sipas të njëjtës revistë, referojnë se edhe një dekadë më parë, Shqipëria ishte e pandryshuar në vend të 102, në një tregues që rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve, apo se ajo nuk ka prodhuar mirëqenie për qytetarët e saj sipas të ashtuquajturit proces i konvergjencës, ku vendet me të ardhura më të ulëta duhet të rriten më shpejt, në mënyrë që të kapin mesataren e Bashkimit Europian.

Sot, vendet e Bashkimit Europian kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve, sipas shifrave të FMN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm