E hënë, 6 Korrik, 2020

Koloseu, monumenti që ndriçohet sa herë një person në botë shpëtohet nga dënimi me vdekje

Duhet të lexoni

LE VOLTAIRE/ Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë, të pathënat e historisë

Nga Aurenc Bebja Francë – 7 Maj 2020 “Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3,...

Arti në zi! Ndahet nga jeta i madhi Rikard Ljarja

Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai do të prehet...

KULTURË/ Brenda muzeut të Luvrit, në Paris (VIDEO)

Muzeu i Luvrit ndodhet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Le të flasim për një nga qytetet më të bukura dhe të veçantë në botë, Romën. Ky qytet i mrekullueshëm është plot art dhe arkitekturë, dhe në çdo cep ekziston një ndërtesë historike dhe diçka që ia vlen të shihet. Kryeqyteti italian strehon monumentin më mbresëlënës të Romës antike, Koloseu. Duhet të keni dëgjuar për gladiatorët, për këtë ndërtesë të mrekullueshme dhe ndoshta dini disa gjëra nga historia e tij. 

Kemi përpiluar një listë të 9 gjërave që ndoshta nuk i dinit në lidhje me Koloseun që mund t’ju bëjë të vendosni Romën në listën tuaj nëse nuk gjendet tashmë. Për të shmangur radhët, ju këshillojmë të prenotoni biletat në faqen zyrtare të monumentit disa ditë ose javë para se ta vizitoni. Bileta zakonisht përfshin një vizitë në Koloseun, Tregun Roman dhe Palatino-n, dhe bileta e të rriturve është rreth 16 euro kurse për të miturit falas. 

Njihet si Koloseu, Colosseum / Coliseum dhe në italisht Colosseo. Megjithatë, emri i tij fillestar ishte Amfiteatrum Flavium. Eshtë amfiteatri më i madh në botë. Thuhet se u quajt “Kolosseum” në shekullin VIII pas Krishtit nga kolos i Neronit. 

Kush e ndërtoi? Ndërtimi i monumentit filloi në vitin 72 pas Krishtit, nga perandori Vespasian dhe u përfundua nga djali i Titos në vitin 80-të pas Krishtit. Disa modifikime u bënë gjatë mbretërimit të Domittiani nga vitet 81 deri në 96 pas Krishtit. 

Materiali. Koloseu është bërë prej betoni dhe më shumë se 700,000 ton gurë. Monumenti madje kishte dhe strehë (velarium), një mbulesë që shtrihej në zonën më të ngritur për të siguruar hijen. 

Madhësia e tij. Nëse mendoni se Koloseu nuk është aq i madh, ndoshta duhet ta mendoni përsëri. Eshtë i gjatë 189 metra dhe i gjerë 156 metra. 

Sa njerëz mban.Ka një dizajn praktik, i përbërë nga 80 hyrje të harkuara që lejonin hyrjen e 50,000 spektatorëve! 

Cili ishte përdorimi i tij. Perandori Vespasian përdori monumentin për të rritur famën e tij, duke pritur çdo ditë luftime vdekjeprurëse falas midis gladiatorëve ose gladiatorëve dhe kafshëve të egra. Kishte dy porta, atë të “mishit të gjallë” nga e cila hynin gladiatorët dhe “portën e vdekur” nga e cila largonin të vdekurit nga çdo betejë. Luftimet zhvilloheshin për kënaqësinë e publikut. Ndeshjet e para u zhvilluan në vitin 80-të pas Krishtit, nga Tito dhe zgjasnin 100 ditë. Nganjëherë i ofrohej publikut ushqim falas. 

Gladiatorët. Gladiatorët ishin robër lufte, skllevër ose kriminelë të dënuar. Ishin meshkuj dhe femra. Kafshët dhe njerëzit mbaheshin në dhoma nëntokësore para se të hynin në arenën e betejës. Të pasur, të varfër dhe perandori ndiqnin garat dhe brenda një dite vriteshin rreth 10,000 kafshë. Kur toka mbushej me gjak, “shfaqja” ndërpritej dhe mbulohej me një shtresë të re rere. 

Koloseu, i cili përbënte skenë për beteja të panumërta midis njerëzve dhe kafshëve që çoheshin drejt vdekjes, është sot simbol i të Drejtave të Njeriut dhe posaçërisht kundër dënimit me vdekje. Sa herë që një person në botë shpëtohet nga dënimi me vdekje ose kur ligji në ndonjë vend e ndalon atë, monumenti ndriçohet. 

Koloseu është i pari në listën e monumenteve në të gjithë Italinë, pasi pret mesatarisht 6 milionë vizitorë në vit. Dhe jo padrejtësisht, pasi historia dhe madhështia e ndërtimit të tij e bëjnë të veçantë në botë. Ngjarje nga Historia Botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm