E hënë, 6 Korrik, 2020

Palestina në luftën për liri dhe pavarësi, si u vra lideri Jaser Arafat?!

Duhet të lexoni

LE VOLTAIRE/ Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë, të pathënat e historisë

Nga Aurenc Bebja Francë – 7 Maj 2020 “Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3,...

Arti në zi! Ndahet nga jeta i madhi Rikard Ljarja

Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai do të prehet...

KULTURË/ Brenda muzeut të Luvrit, në Paris (VIDEO)

Muzeu i Luvrit ndodhet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Jaser Arafat, ka qenë udhëheqësi kryesor i palestinezëve në betejën e tyre për liri dhe pavarësi. Për shumicën e bashkëkombësve të tij, ai ishte lideri legjendar i një kauze të drejtë. Për izraelitët, ishte drejtues i njërës prej organizatave më të rrezikshme terroriste në botë.

Ndërkohë, rivalët e tij brenda lëvizjes palestineze, e cilësojnë si një tradhtar të kauzës kombëtare, dhe si të shitur për interesa korruptive tek armiqtë historikë izraelitë. Dhe në fakt në momentin e vdekjes, pati shumë aludime mbi pasurinë e tij.

Disa media folën për shifrën marramendëse prej 4.2-6.5 miliardë dollarë, shumica të fshehura në parajsat fiskale. Raporte të tjera flasin për një trashëgimi midis 300 milionë dhe 3 miliardë dollarëve. Ndërkohë zyrtarët amerikanë, vlerësojnë se pasuria personale e Arafatit ishte midis 1-3 miliardë dollarë. Po kush ishte Jaser Arafat, dhe cila është e vërteta mbi vdekjen e tij?

Lindi në gushtin e vitit 1929 në Kajro të Egjiptit, nga dy prindër palestinezë. E ëma vdiq kur ai ishte vetëm 4-vjeç. Pati një marrëdhënie shumë të keqe me të atin. Kur ai vdiq në vitin 1952, Arafati nuk mori pjesë as në funeral, dhe nuk e vizitoi kurrë varrin tij. Motra e tij, Inam u shpreh me vonë në një intervistë për biografin e Arafatit, historianin britanik Alan Hart, se Jaser u rrah keqazi kur ishte fëmijë nga i ati, pse kishte shkuar në lagjen hebreje të Kajros, dhe kishte marrë pjesë në një shërbesë fetare.

Kur ajo e pyeti Arafatin pse vazhdonte të shkonte atje, ai u përgjigj se donte të studionte mentalitetin hebre. Arafat e kaloi në Egjipt, pjesën më të madhe të rinisë së tij, dhe studio në Universitetin e Mbretit Fuad I. Aty ai u njoh dhe përqafoi idetë nacionaliste arabe dhe anti-sioniste.

Luftoi kundër krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948, përkrah Vëllazërisë Myslimane. Pasi u rikthye në Kajro, në vitet 1952-1956 shërbeu si kryetar i Unionit të Përgjithshëm të Studentëve Palestinezë. Në fund të viteve 1950, bashkë-themeloi FATAH-un, një organizatë paramilitare, që synonte shkatërrimin e Izraelit dhe zëvendësimin e tij me një shtet palestinez.

Lëvizja operoi në disa vende arabe, nga ku nisi të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit. Në vitin 1967, ai u bashkua Organizatës për Çlirimin e Palestinës, dhe 2 vjet më vonë u zgjodh kryetar i saj. Në fillim të viteve 1970 u zhvendos me banim në Liban, ndërsa ndihmoi Lëvizjen Kombëtare Libaneze gjatë Luftës Civile të viteve 1978-1982.

Gjatë viteve 1983-1993, Arafat shkoi në Tunizi, prej nga ku nisi të ndryshojë qasjen e tij, nga konflikti i hapur me izraelitët, në bisedime me ta. Në vitin 1988, ai pranoi zyrtarisht të drejtën e ekzistencës së Izraelit, teksa kërkoi një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, me krijimin e 2 shteteve të pavarura.

U rikthye në Palestinë vetëm në vitin 1994, duke u vendosur në qytetin e Gazës, dhe promovuar vetëqeverisjen e territoreve palestineze. Gjatë kësaj kohe, u angazhua në një seri bisedimesh me qeverinë izraelite, për t’i dhënë fund konfliktit dhjetëravjeçar.

Bisedime prodhuan disa marrëveshje, ai ajo e Konferencës së Madridit e vitit 1991, Marrëveshjet e Oslos së vitit 1993, dhe Samiti i Kemp Dejvid në vitin 2000. Në vitin 1994, Arafat fitoi Çmimin Nobel për Paqen, së bashku me liderët izraelitë Jitzhak Rabin dhe Shimon Perez. Pikërisht në atë periudhë, ra ndjeshëm mbështetja e palestinezëve për FATAH-un, teksa u rrit mbështetja për grupimin më radikal palestinez HAMAS, dhe rivalët e tjerë të Arafatit.

Në fundin e vitit 2004, Arafat ishte thuajse i izoluar brenda kompleksit të tij në Ramallah nga ushtria izraelite. Pak muaj më parë, ai ishte mënjanuar nga amerikanët, të cilët e cilësuan si një figurë të diskretituar dhe të pabesueshme për të zhvilluar bisedime. Ata e detyruan të zgjedhë si pasues në detyrë Mahmud Abazin.

Arafat u sëmur rëndë, ra për disa ditë në gjendje kome, dhe vdiq në moshën 75-vjeçare në një spital të Parisit. Zyrtarisht u tha se vdiq si pasojë e një goditje në tru. Por bashkëshortja, njerëzit e afërm dhe shumë palestinezë të thjeshtë, dyshuan për vrasje. Në fakt, qeveria izraelite ishte përpjekur disa herë që ta vriste.

Përpjekja e parë u bë u në Çezare, nga njësia speciale e shërbimit sekret izrelit, Mossad, në fillim të viteve 1970. Atentate të ngjashme dështuan në vitet 1980. Për këtë arsye, familjarët kërkuan një autopsi tjetër, e cila u refuzua nga mjekët francezë. Kjo nxiti teori të shumta konspirative, ku më i spikatur është helmimi ndoshta me Polonium 210, sëmundje të shkaktuara nga SIDA, sëmundja e mëlçisë, apo një çrregullim i trombociteve në gjak.

Në shtatorin e vitit 2005, një ekspert izraelit e mbështeti variantin e vdekjes nga SIDA. Por eksperti Patris Manzhin nga Universiteti i Lonazës në Zvicër, dhe gazeta amerikane “The Neë York Times”, nuk ranë dakord me këtë tezë. Mjeku personal i Arafatit, Ashraf Al-Kurdi dhe ndihmësi Basam Ebu Sharif, pohuan se Arafat ishte helmuar, ndoshta nga taliumi, një element shumë toksik.

Zyrtarët izraelitë dhe ata palestinezë, i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Më 27 nëntor 2012, 3 ekipe ekspertësh ndërkombëtarë, një francez, një zviceran dhe një tjetër rus, mblodhën mostra nga eshtrat e Arafatit, për të kryer një hetim të pavarur nga njëri-tjetri. Më 6 nëntor 2013, Al Jazeera raportoi se ekipi zviceran kishte gjetur nivele 13-36 herë më të larta të Poloniumit në brinjë dhe legen.

Por më 26 dhjetor 2013, ekipi i shkencëtarëve rusë publikoi ​një raport, ku thuhej se ata nuk kishin gjetur asnjë gjurmë të helmimit. Në marsin e vitit 2015, një prokuror francez e mbylli çështjen, duke thënë se sipas ekspertëve francezë, vdekja e Arafatit kishte ardhur nga shkaqe natyrale, dhe se Poloniumi dhe gjurmët e plumbit të gjetura në eshtra, ishin pjesë e mjedisit ku ishte varrosur.

Ndërkohë e veja e Jaser Arafatit, Suha, mbështet variantin e vrasjes, për shkak se “ai kishte shumë armiq në të gjithë botën”. Ekspertë të tjerë besojnë së helmimi me Polonium, është i vështirë të konstatohet, kur ka kaluar një kohë e gjatë. Kjo pasi ai mund të qëndrojë i plotë vetëm 138 ditë në organizimin e njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm