Qyteti i Lezhës, është terorrizuar ditën e sotme. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në këtë qytet, pasi policia ka zhvilluar një aksion për të kapur një të shumëkërkuar.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë.. Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja.