Ditët me shi dhe erë të fortë kanë sjellë problem në rrjetin shpërndarës të energjisë në vend.

Sipas OSHEE, një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrikejanë shkatërruar së bashku me disa km përcjellës të rrjetit.

Më problematike, situata paraqitet në rrethin e Librazhdit, ku si pasojë e erërave të forta janë thyer disa pemë, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

Nga rrëzimi i pemëve janë këputur gjithashtu edhe mjaft përcjellës, ndërsa është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas, që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e dëmeve