E martë, 22 Qershor, 2021

Mali i Zi aprovon Ligjin për simbolet kombëtare, shqiptarët do përdorin lirshëm flamurin

Duhet të lexoni

Genc Nimanbegu: Do të flasim me partitë e pakicave për pozicionim tonë në Mal të Zi

Pas disa dekadash, ndiejmë se jemi diskriminuar në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që unë mendoj se...

Abazoviq: Mali i Zi s’do të jetë as Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe

Udhëheqësi i koalicionit parazgjedhor “E zeza në të bardhë” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka...

“Bashkë nji za”

Nga Bijondina Mehmedi Anëtare e Këshillit Qendrorë të Unionit Demokratik të Shqipëtarëve, Dega Ulqin   Me afatin e fundit për dorëzimin e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar sot projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka. 

Ky projekt-Ligj do të jetë në rënd të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi. 

Rreth kësaj, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj për TV Boin tha se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët. Megjithatë, duhet cekur se përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me Ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por që përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike. 

Rasti i fundit i gjobitjes për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë. Përveç aprovimit të projekt-Ligjit për Simbolet Kombëtare, Qeveria ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011. 

Vitin e kaluar deputeti Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentarë. /INA/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Edhe UNMIK-u dhe Rezoluta 1244 kundër “Zajednicës” (DOKUMENT)

Që në vitin 2003, prej kur disa struktura politike të serbëve të Kosovës, në koordinim me Beogradin, shpallën për...

Angazhimi i qeverisë Kurti jep rezultatet: ‘Europa Nostra’ shqyrton vendimin e saj për Manastirin e Deçanit

Menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti II, Organizata “Europa Nostra” kishte vendosur Manastirin e Deccanit në listën e monumenteve të rrezikuara. Kjo kishte ardhur...

Komike, Berisha merret me shfaqet teatrale/ Rudina Dembacaj: Keqpërdorimi i një komedie, njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikë…

Ish kryeministri Sali Berisha, si gjithnjë ka reaguar referuar ‘denoncimit qytetar’, por siç duket këtë herë i ka tejkaluar limitet duke u marrë dhe...

Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Padia e Berishës për Blinken, një komedi ballkanike

Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës sëAlbanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” nëÇikago të SHBA deklaron se shpallja non grata...

Bujar Nishani: Nëse doni, betohem edhe në kuran, nuk kam biseduar me Berishën për Bashën

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës ngadrejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se cili është pozicioni i Sali...

Më shumë artikuj të ngjajshëm