Zbardhen detaje tw reja nga plagosja e 26-vjeçarit mbrëmjen e djeshme pas një konflikti me armë zjarri, të ndodhur në Mirditë. I plagosuri është Frederik Leka, 26 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burimet thanë se Lekës i kishin zënë pritë dy persona, të cilët fillimisht e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë qëlluar me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në shpatull.
“Në vendin e quajtur ‘Rreth i Epërm’, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.
Frederik Leka është person me precedentë të mëparshëm penalë. Mësohet se ai është dënuar në Greqi me 4 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.
Ndërkohë mësohet se gjashtë vite më parë Frederik Lekës i kanë vrarë të atin. Mark Leka është qëlluar me një armë gjuetie pranë banesës së tij. Ende sot e kësaj dite kjo ngjarje nuk është zbardhur.