E diel, 5 Korrik, 2020

“E ndjemë që s’do shiheshim më kurrë”, rrëfen mes lotësh gruaja e Sajmir Grekut

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Që prej 26 nëntorit, në familjen Greku në Thumanë është pllakosur dhimbja., Familjarët të mbledhur nga Amerika e Franca kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të kësaj familjeje, Saimir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku, 57 vjeç, dhe Çelike Greku, 57 vjeç, të cilët humbën tragjikisht jetën nën rrënojat e tërmetit.

Me lot në sy dhe e veshur në të zeza, bashkëshortja e  Sajmir Grekut tregon për neës 24 ëndrrat e tij dhe bisedën e fundit me 30-vjeçarin, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Ajo rrëfen mes lotësh se vajza ishte gjithçka për Sajmirin dhe se thoshte që do bënte të pamundurën për t’i ofruar një të ardhme më të mire, madje Sajmiri kishte aplikuar për vizë amerikane, për të shkuar në SHBA, që të fitonte më shumë për vajzën.

 E reja rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se burri i saj me prindërit ndodheshin nën rrënoja, pasi ajo vetë kishte shkuar me vajzën te prindërit e saj.

“Për fatin tim dhe të vajzës rastisëm të ishim te prindërit e mi. I ramë në telefon tim shoq, por nuk m’u përgjigj. Pastaj më merr kushërira dhe më thotë që pallati jonë ishte shembur i gjithi, dhe që kanë ngelur brenda Miri dhe prindërit. Iu thashë të shkojnë të ndihmojnë për të hequr gurët. U ngrita, u vesha dhe u nisa direkt me babanë e xhaxhanë tim, qëndroa aty deri kur Miri doli, e pashë me sytë e mi.

Ndenja dhe te spitali gjatë gjithë kohës, pasi doli nga operacioni e takova, por nuk ishte në gjendje as të më shikonte, as të më fliste. Pastaj qëndrova sërish aty, por për fatin e keq nuk arriti të mbijetonte dhe në 5 të mëngjesit ndërroi jetë”.

Çfarë iu tha kur iu përcolli?
Më tha të rrija deri të dielën që të kënaqej me vajzën dhe që do na përcillte ai me makinë. E hipte gocën sipër makinës, duke e puthur, pasi e donte shumë dhe e kishte pikën e dobët. Thoshte që për vajzën do bëjë gjithçka, edhe pse lodhej e vritej. Thoshte që do bënte gjithçka për të, që të kishte të gjitha kushtet. Ai aplikoi dhe për vizë amerikane, që të shkonte te daja, për t’i ofruar një të ardhme më të mirë vajzës. Ata i dhanë një përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, sepse i dhanë shpresë, vetëm që vajza të kishte të ardhme më të mirë, por që nuk arriti dot. Thoshte që do ta bëj vajzën balerinë, më të mirë.

Ai thoshte se edhe sikur dhjetë fëmijë të kishte, vetëm këtë do të donte. Punonte në një fabrikë, merrej me xhama, kishte kolegë e pronarë të mirë. Para se të iknim biseduam për gjithçka, sikur na e ndjeu zemra që do ishte takimi i fundit. Nuk kishim folur më parë aq gjatë, sepse vinte i lodhur nga puna dhe flinte. Ndërsa atë natë ndjeni shumë, biseduam deri vonë, sikur na e ndjeu zemra që s’do bisedonim më kurrë. Të nesërmen folëm në kamer për tërmetin që ra në darkë dhe më tha “shyqyr që je atje, se ke frikë”. Bëj apel që vajza ime të ketë diçka, edhe pse do ketë gjithmonë mungesën e tij.

K.S

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm