E premte, 23 Tetor, 2020

Prognoza dhe analiza e lëkundjeve sizmike

Duhet të lexoni

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga: Artan Fuga

Unë e kuptoj që ne nuk kemi mundësi parashikimi të ardhjes të tërmeteve (nuk më pëlqen termi “rënie tërmeti”, si bie?) sikurse nuk e dimë dot se kur mbërrin autobuzi i Kamzës, ose ai i QUT në qendër.

Rrëmujë hesapi.

Por, këtë e gëlltisim ndonëse modelet parashikuese të dukurive të natyrës janë të shumta, dhe të niveleve të ndryshme.

Ne nuk e dimë se kur do të bjerë rrufeja, por që koha do të prishet dhe rreziku i elektricitetit në ajër vjen e rritet shpërthyes si rrufe, këtë probabilisht mund ta dimë.

Por pasi bie rrufeja, ne mund ta dimë se përse ra rrufeja. Të dimë nga erdhën ngarkesat elektrike, etj.

Ne nuk e parashikojmë me saktësi kur vjen në qendër autobuzi i Senatoriumit, por kur ai vonohet, më pas ne mund të analizojmë se përse u vonua.

Pra, tjetër është aftësia parashikuese dhe tjetër ajo e analizës post-factuum, pra pasi ngjarja e paparashikuar të ketë ndodhur.

Mirë parashikimin nuk e bëjmë dot, nuk kemi këllqe, po shkaqet e lëkundjeve sizmike a nuk e gjejmë dot pasi ndodhin?

Pra, pasi ato po na dërmojnë, lodhin, shkërmoqin shtëpitë, banesat, ndërtesat?

Cilat shtresa lëvizin?

Ku?

Pse?

Përse kryesisht në zonën Durrës – Lezhë – Tiranë?

Përse vazhdojnë kaq gjatë, ditë me radhë?

Përse me një aktivitet sizmik pak më të ulët, por përsëri që ka mbetur disi i qendrueshëm?

Cilat shtresa lëvizin?

Çfarë lidhje kanë me detin?

Se tërmet si ky që vazhdon një javë rresht dhe nuk thyen qafën i flamosuri, sikur nuk kemi parë më parë!

E ka zënë me ne shqiptarët, dhe po na provon trimëri, burrëri, durime kurajo!

Çfarë të bëjmë? Do ta përballojmë!

A kemi sizmologë?

Se ne merremi me pasojat. Shumë mirë bëjmë, por ku janë gjeologët, sizmologët?

Ku shkoi ai dijetari grek? Veç ta dekoronim për parashikim-paralajmërimin e bërë, a nuk e mbanim dot atë ca ditë apo të tjerë të huaj që të na jepnin përgjigjet e pyetjeve sa më sipër?

Ose të debatonin?

Nuk fton dot Akademia e Shkencave dhjetë ose njëzetë specialistë të këtyre fushave nga qendrat më të njohura në botë, për survejimin e qendrave të aktivitetit sizmik për të na ndriçuar sadopak?

Çdo institucion duhet të bëjë detyrën e vet, sepse gjëja më thjeshtë është që në vend të bësh detyrën tënde, shkon kap një lopatë dhe gërmon dheun, ndërkohë që paguhesh për gjë tjetër.

Nuk e bën dot Universiteti Politeknik?

Përndryshe çfarë t’i duam alibitë!

Çfarë t’a duam shkencën, nëse nuk e kërkojmë ndihmën e saj sot?

Tani, këtu, urgjent.

Sepse aty është rrënja e problemeve, aty dimë se çfarë na duhet të përballojmë.

Kështu i ngjajmë një të sëmuri që pret goditjen tjetër ta zemë një krizë veshkash, e qetësojnë me medikamente, por shkakun e krizës nuk ja gjejnë.

E morëm vesh që kush guxon të parashikojë dukuri të natyrës shpallet “idiot” nga Piramida, por kur kërkon të analizohen shkaqet e tyre edhe atëhere “idiot” je?!

Sepse duket që fatalisht presim goditjen e rradhës sikur “dikush” na “rreh me kamzhik”, na “godet me tokmak” në mosnjohje absolute.

Sigurisht që edhe po i njohim shkaqet nuk i parandalojmë dot nëse janë madhore, por ndërkohë dija siguron, qetëson, drejton menaxhimin e pasojave.

Dije që na duhet edhe për më pas! Të dimë nga na vjen rreziku.

Po shoqëritë e sigurimeve të pasurive të paluajtshme, nuk janë të interesuara për këtë analizë?

Mos e famshmja ndjenjë pritjeje dhe fataliste lindore na ka mbërthyer, dhe nuk duam të dimë shkaqet e asaj që ndodh!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve spitalore, kryeministri Edi Rama ka...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga i gjithë komuniteti për aktivizimin...

Nga Roland Qafoku posaçërisht për ‘Fjala’: Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

Nga Roland Qafoku – Rubrika “Vera e re në fuçinë e vjetër” Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkrimtar të...

Roland Qafoku posaçërisht për “Fjala”/⁷Një analizë për fjalimin me 10569 fjalë të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së

Nga Roland Qafoku Me 10 mijë e 569 fjalë të përdorura në 1 orë e 51 minuta e 39 sekonda, Edi Rama arriti të premten...

Më shumë artikuj të ngjajshëm