E premte, 23 Tetor, 2020

Rama zbulon skenarët për Durrësin, Tiranën dhe Kurbinin: Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të…

Duhet të lexoni

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skenarët që po përgatiten për t’u zbatuar në terren, pas situatës kaotike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Gjatë mbledhjes së gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri tha se skenari është për ndërtimin e disa qytezave të reja në vend. Sipas tij, po planifikohet ndërtimi i një lagjeje komplet të re në Durrës , ndërsa në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin. Rama deklaroi se këto lagje të reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve spitalore, kryeministri Edi Rama ka...

Almin Shaqiri, i riu shqiptar në Luginën e Preshevës rikthen traditën: Në sofër me këngën shqipe!

Almin Shaqiri është një i ri shqiptar i cili jeton dhe punon në Preshevë. I angazhuar dhe njohur nga i gjithë komuniteti për aktivizimin...

Nga Roland Qafoku posaçërisht për ‘Fjala’: Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

Nga Roland Qafoku – Rubrika “Vera e re në fuçinë e vjetër” Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkrimtar të...

Roland Qafoku posaçërisht për “Fjala”/⁷Një analizë për fjalimin me 10569 fjalë të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së

Nga Roland Qafoku Me 10 mijë e 569 fjalë të përdorura në 1 orë e 51 minuta e 39 sekonda, Edi Rama arriti të premten...

Më shumë artikuj të ngjajshëm